Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, është shprehur në një prononcim për mediat se kryeministri Rama mund të bëjë edhe më shumë.
Pëllumbi e komenton situatën e sotme, si diçka që nuk është e jashtëzakonshme, dhe se nuk ka arsye pse të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja, për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit. Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë, dhe Macron vazhdon punën i qetë.
Kur e teprojnë, vepron ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme.
Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhoranca, dhe nuk miraton dot një ligj”, përfundoi ai.