Një i mitur shqiptar me origjinë nga Kosova, është qëlluar për vdekje me thikë në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Bazel, teksa 7-vjeçari Mërgim L. kishte mbaruar mësimin dhe po kthehej nga shkolla. Rasti i rëndë tronditi opinionin publik në Zvicër.
Sipas mediave vendase, vogëlushi u godit me thikë nga një e moshuar 75-vjeçare zvicerane. I mituri ishte goditur në qafë dhe kishte pësuar gjakderdhje.
Ai u gjet i shtrirë në trotuar nga mësuesja, pasi sulmi ndaj tij kishte ndodhur vetëm pak metra larg shkollës. 7-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte, raporton media zvicerane “Blick”.
Ndërkohë prokurorët kanë sekuestruar telefonin e gruas së moshuar. Pas vrasjes së 7-vjeçarit, ajo ka dërguar disa mesazhe telefonike tek njerëzit e afërt por dhe në institucione, ku tregonte për krimin. 75-vjeçarja mbahet e izoluar ndërsa do t’i bëhet dhe një ekzaminim psikik.