Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Nga Andi Bushati/ Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Pra, në këtë kuptim, togfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegie të mandatit presidencial, janë interpretuar si një bombë Molotov më shumë në flakën që opozita po kërkon t’i vërë sistemit.

Në fakt, nuk është ekzaktësisht kështu.

Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shëbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetëm 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm.

Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do ti rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament (shkrimi dhe faksimilja poshtë).

Pra, ndonëse Basha dhe Kryemadhi janë betuar se i kanë djegur mandatet, ndonëse Rama dhe Gramoz Ruçi kanë rënë në paqe me këtë fakt, duke joshur me të gjitha format hyrjen e deputetëve të rinj, ndonëse diplomatët dhe burokratët e huaj i kanë përshëndetur si legjitimë këta të fundit, presidenti ka hedhur obsionin se e gjithë loja e deritashme është e paligjshjme dhe duhet të kthehet mbrapsht.

Natyrisht, sa më sipër, mund të jetë vetëm një interpretim ligjor personal apo politik, që mund të mbështetet apo hidhet poshtë nga konstuticionalistët, por në thelb, kjo ka pak rëndësi.

Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet, kreu i shtetit, nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton t’i hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Eshtë debat tjetër nëse propozimi i tij vjen në kohën e duhur.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nuk parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit./Lapsi/

Tags: dalëMetaMonikësperpjekjeshtrati

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Planin ose xhanin!”, kur Enver Hoxha ndëshkoi ekspertët më të mirë të naftës në Shqipëri

Rrëfimi i dëshmitarit: Si u eliminua njeriu që i la peshqesh shqiptarëve Enver Hoxhën

Nesër protesta e opozitës, paralajmëron Balliu: Rama do tërhiqet zvarrë

Nesër protesta e opozitës, paralajmëron Balliu: Rama do tërhiqet zvarrë

Basha takim me shefen e re të partisë së Merkel

Basha takim me shefen e re të partisë së Merkel

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com