E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Nesër protesta e opozitës, paralajmëron Balliu: Rama do tërhiqet zvarrë

Ditën e nesërme, simpatizantët e opozitës do të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë.

Sipas ‘Shqiptarja.com’ nesër do të jenë në gatishmëri mbi 700 forca policie dhe FNSH, ndërsa Parlamenti dhe Kryeministria do të rrethohen me gardh metalik, si ditën e shtunë.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu në protestën e banorëve të Astirit deklaroi se do të jetë fundi i kryeministrit Edi Rama.

“I bëj thirrje çdo qytetari të vijë nesër në protestë për t’ia rikthyer Parlamentin qytetarëve shqiptarë, nesër do të jetë fundi i bandës së Edi Ramës, fundi i oligarkëve, Parlamenti është i qytetarëve. Edi Rama hapi veshët, hapi sytë, e ke të gjithë popullin në rrugë, mos i provoko se do të të tërheqin zvarrë”, tha Balliu.

Opozita ka deklaruar se protestat para Parlamentit do të vijojnë sa herë që të ketë seanca plenare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...