Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Gati të lë mandatin dhe të jap jetën për demokracinë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Meta: Gati të lë mandatin dhe të jap jetën për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga qyteti i Pogradecit, ku tha se është gati të lërë mandatin e Presidentit për të zgjidhur krizën në vend.

Teksa merrte pjesë në një fushatë kombëtare të dhurimit të gjakut, Meta tha se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Pyetje: Zoti President, jeni shprehur vazhdimisht që vendi po kalon një krizë përfaqësimi dhe kushtetuese. Kur shpreheni kështu, çfarë keni parasysh Zoti President?

Presidenti Meta: Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re. Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.

Tani kriza është thelluar dhe është rënduar edhe më tej pas veprimit të paprecedent të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime, që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe i qytetarëve shqiptarë.

Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse.

Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht pro-europian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon, çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar ndarjen e pushteteve, duke respektuar të gjitha ato angazhime, të cilat Shqipëria duhet t’i plotësojë urgjentisht për çeljen e negociatave së afërmi.

Çdo ditë që shtyhet ky dialog, çdo ditë që nuk ka përpjekje nga secila palë, përkundrazi kriza, jo vetëm që nuk tejkalohet, por përshkallëzohet, dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme, të cilat janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë pas tridhjetë vitesh përvojë.

Pyetje: Zoti President, në kushte të tilla roli i juaj, pra duke qenë mbi palët, cili është? A jeni i gatshëm Ju për t’i ulur palët në dialog?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që, Presidenti Ilir Meta nga dita e parë e deri më sot ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë krizë, e cila ka shumë dimensione. Këto janë të dokumentuara dhe nuk do doja t’ju merrja kohë ju dhe qyetarëve për atë se çfarë unë kam bërë për të parandaluar këtë situatë dhe për të dhënë mesazhin para BE-së që, ne jemi një vend që këtë projekt e kemi projekt kombëtar të përbashkët të mazhorancës, opozitës.

Që ne jemi të aftë dhe të përgatitur për të çelur negociatat.

Që ne jemi të aftë të zgjedhim pozitë dhe opozitë një kryenegociator të përbashkët dhe Shqipëria ka shumë të tillë, me integritet, me profesionalizëm, me reputacion ndërkombëtar.

Që ne punojmë së bashku për pesë prioritetet kyçe, pavarësisht se ndahemi për shumë çështje të tjera, por gjithmonë duke respektuar rregullat e demokracisë.

Të gjitha këto përpjekje deri tani, për fat të keq, kanë dështuar, jo për përgjegjësinë time, por për faktin se aktorë të caktuar nuk kanë dashur të marrin përgjegjësitë e tyre dhe në këtë mënyrë kemi ardhur deri këtu.

Nuk është e rëndësishme se çfarë kemi bërë sepse dhe këtë mund ta sqarojmë. E rëndësishme është se çfarë do të bëjmë.

Pyetje: A duhet që forcat politike të bëjnë sakrificë zoti President?

Presidenti Meta: Ajo që mund t’ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t’i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara.

Është e rëndësishme të evitojmë çdo përshkallëzim të krizës, e cila mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që kanë cenuar rëndë interesin e vendit, kanë cenuar dhe jetën, të drejtat dhe pronën e qytetarëve dhe kanë vonuar proceset integruese të Shqipërisë.

Për këtë qëllim, unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.

Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri.

Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.

Tags: dorëzoj...ilir metamandatinpresidenti

TË LIDHURA

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”
Aktualitet

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

19:19 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”
Aktualitet

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin

19:15 | 03/06/2025
Next Post
Ish-deputetja e PD-së para gjykatës, përballet me padinë e Ramës

Ish-deputetja e PD-së para gjykatës, përballet me padinë e Ramës

20 minuta “gurë” nga qielli, shkatërrohen makinat (video)

20 minuta “gurë” nga qielli, shkatërrohen makinat (video)

7 kg eksploziv, IKMT do prishë objektin 40 m të lartë

7 kg eksploziv, IKMT do prishë objektin 40 m të lartë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”
Aktualitet

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

by mirseda
19:19 | 03/06/2025
0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt,...

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin

19:15 | 03/06/2025
E thotë “Blick”: Xhaka-Leverkusen, fund pas dy sezonesh së bashku?

E thotë “Blick”: Xhaka-Leverkusen, fund pas dy sezonesh së bashku?

19:14 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com