Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në ‘360 Gradë’ në Ora News, u përfshi në debate të forta me avokaten Enida Bozheku, teksa po diskutonte në lidhje me vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Bozheku: Ne nuk kemi një Parlament që ikin 70 veta në bllok dhe t’i zëvendësojmë me të tjerë nga dhjeta e poshtë.
Ngjela: Di ta zgjidhësh si kauzë? Nuk jep zgjidhje. Ke zgjidhje?
Bozheku: Po! Unë e kam! Po më lini ta them. Në këtë momente është roli i Presidentit të Republikës, i cili duhet të marrë në një tryezë të gjitha palët. Ti mund të tundësh kokën.
Ngjela: Ai nuk mund të emërojë parlamentarët. Si zgjidhet?
Bozheku: Shkohet në zgjedhjet e parakohshme.
Ngjela: Bravo! Je ende e re për të zgjidhur kauzat. Je shumë e re në zanat.
Bozheku: Edhe ju jeni i ri. 25 vitet e fundit