Kryesore

“Cunami i 16 marsit do mahnisë botën”, paralajmërimi i Berishës për protestën

               Publikuar në : 08:43 - 15/03/19 S.N

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur protestën që mbahet nesër “një cunam i cili do mahnisë botën”. Këtë paralajmërim, ish-kreu demokrat e bëri në një postim në Facebook, teksa komenton qëndrimin e ndërkombëtarëve.

Berisha shkruan se është i kuptueshëm qëndrimi ndërkombëtar ndaj djegies së mandateve, ndërsa shton se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan për vendimin e saj.

“Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshëm po ecën drejt fitores!”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”!

Dy fjale per nderkombetaret.

Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT