Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Do përgatitemi për më të vështirën”, Messi i thur elozhe Ronaldos: Ishte ‘magjik’

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Do përgatitemi për më të vështirën”, Messi i thur elozhe Ronaldos: Ishte ‘magjik’

Barcelona zhvilloi një ndeshje fantastike të mërkurën në mbrëmje në “Camp Nou” përballë Lyon, ku e mposhti 5-1 dhe kaloi në fazën tjetër të Champions League. Lionel Messi ishte fantastik në këtë sfidë dhe arriti të shënonte dy gola, po ashtu të dhuronte edhe dy asiste.

Një kundërpërgjigje fantastike për rivalin e tij Cristiano Ronaldo i cili me tregolëshin e tij i dhuroi një natë magjike Juventusit përballë Atletico Madridit. Messi nuk i ka kursyer elozhet për Ronaldon, për atë që dha në fushë në atë ndeshje perfekte në Torino.

“Ajo që bëri Ronaldo dhe Juventusi ishte impresionante dhe e jashtëzakonshme. Mendoja se Atletiko do të luante më fort dhe më mirë, por nuk ndodhi kështu. Ronaldo pati një natë magjike duke shënuar 3 gola”.

Me 8 gola në Ligën e Kampionëve, Leo Messi udhëheq listën e golashënuesve bashkë me Lewandowskin. Ky i fundit u eliminua dhe “Pleshti” do të vazhdojë ende të luajë. Në fazën e ardhshme nuk shpreh dëshirën për kundërshtarët dhe thotë se të gjithë janë të fortë.

“Siguruam një objektiv të sezonit dhe e arritëm me shumë vuajtje. Kur ndeshja shkoi 2-1 sigurisht që nuk ishte e lehtë, por na ndëshkuan me një goditje standarde. Lyoni nuk kishte bërë gjë deri në ato momente. Për fat e shënuam shumë shpejt golin e tretë dhe rikthyem qetësinë.

Që nga fillimi i ndeshjes ne ishim në kërkim të fitores dhe nuk kishim dyshime për këtë. E qarkulluam topin shumë, edhe pse jo në versionin më të mirë të mundshëm. Kur rezultati shkoi 3-1 gjetëm më shumë hapësira dhe e goditëm Lyonin me kundërsulme. Vetëm kur ndeshja shkoi në këtë pikë, nisëm të vraponim.

Goli i 3-1 ishte pak me fat dhe më la pezull për disa sekonda, por për fat shkoi në rrjetë dhe më dha qetësi mua dhe gjithë skuadrës”.

Messi nuk ka shfaqur asnjë preferencë për kundërshtarin e radhës, por i ka paraqitur të gjithë si shumë të rrezikshëm dhe tha se Barcelona duhet të përgatitet për më të vështirën.

“Të gjithë rivalët janë të rrezikshëm. Ajaxi, për shembull, tregoi se është një ekip i madh me djem të rinj dhe nuk ka frikë nga asnjë skuadër. Çdo ekip që do të kemi do të jetë i fortë dhe ne duhet të përgatitemi për më të vështirën. Tani është faza më e bukur dhe më e vështirë e këtij kompeticioni”.

Tags: “magjik”elozheIshtemessipërgatitemiRonaldosthurvështirën”

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Vasili ‘harron’ Ramën, merret me Veliajn: Urrejtja për Tiranën është shumë e madhe

Vasili ‘harron’ Ramën, merret me Veliajn: Urrejtja për Tiranën është shumë e madhe

21 kg drogë në formë çokollate, pranga 5 personave në Lushnje

21 kg drogë në formë çokollate, pranga 5 personave në Lushnje

Serbët në vitin 2019: Pengje të historisë së tyre të errët

Serbët në vitin 2019: Pengje të historisë së tyre të errët







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com