Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Torino.
Cristiano Ronaldo shënoi një supergol me kokë në minutën e 26-të për të hapur ndeshjen dhe në fillimin e pjesës së dytë shënon sërish duke e çuar në barazim rezultatin e përgjithshëm.