E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

A e di ndonjë shqiptar ku na ka humbur presidenti?

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Nga Alfred Peza/ Ajo që praktikisht duhej të ishte periudha më intensive e aktivitetit publik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, rezulton si një nga segmentet më të qeta, të heshtura dhe larg fokusit të medias dhe opinionit publik.

Si rrallëherë qëshkurse ka ardhur në krye të shtetit, prej tri javësh me radhë, Ilir Meta ka mbajtur një profil aq të ulët si “babai i kombit”, sa nëse nuk do të ishte ndonjë dekorim apo takim nga ato që nuk zenë më shumë se dy titra apo dy rreshta në ndonjë cep mediash, emri i tij edhe mund të mos ishte përmendur fare.

E gjitha kjo, përkon me këto tri javët e njërës prej periudhave me zhvillimet më të rëndësishme, qëshkurse z. Meta u votua për të qenë në krye të shtetit. Ky kontrast i thellë mes njërës prej zhvillimeve më të bujshme politike në Shqipërinë e 30 viteve të fundit ndoshta, që ka të bëjë me dorëzimin e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës Parlamentare dhe heshtjes së tij shembullore, është i pashembullt në llojin e vet.

Kjo sjellje e Kreut të Shtetit, bën kontrast nga ana tjetër gjithashtu, mes kësaj qasje pa zë e pa figurë dhe mënyrës së reagimit të tij, në situate të tjera shumë më pak të rëndësishme për zhvillimet e vendit, në raport me aktin e paprecedentë të opozitës për të dalë vullnetarisht jashtë sistemit të institucioneve të jetës pluraliste në një demokraci funksionale si kjo jona.

Kjo qasje e këtyre tri javëve të fundit të Presidentit, bie ndesh me qasjen e tij në rastet e refuzimit të firmosjes së dekretit për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi. Për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Për mosdekretimin e emërimit të propozimit të Kryeministrit Rama për ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj. E deri tek deklaratat e z. Meta në mbështetje të grevës së studentëve në fillim të dhjetorit të kaluar, ende pa u mbushur 24 orë nga dalja e tyre në sheshin përpara ministrisë së Arsimit, e përpara artikulimit të 8 kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Në të gjitha këto zhvillime, Kreu i shtetit jo vetëm që foli, jo vetëm që bëri deklarata e njoftime shtypi, por doli edhe nëpër konferenca shtypi, nëpër emisione të ndryshme televizive, ku ka sqaruar gjatë e gjerë, deri në detaje të rëndësishme e të panevojshme, të gjitha qëndrimet dhe qasjet e tij Presidenciale dhe individuale. Duke mos kursyer madje as referencat, ironitë, akuzat dhe shigjetimet e tjera në drejtim të mazhorancës, qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe :   Rruga e mbarë të qoftë Ilir Meta
Lexo edhe :   Rruga e mbarë të qoftë Ilir Meta

Ndërsa sot, kur po hyjmë në javën e katërt të daljes së opozitës në rrugë, Ilir Meta është mjaftuar vetëm më një deklaratë nga Gjermania një ditë përpara zyrtarizimit të këtij akti. Besoj se u kujtohet kur tha formulën e tij të famshme, se opozita duhet të bënte një hap prapa, ndërsa mazhoranca dy hapa pas. Ndërsa rreth 10 ditë pas kësaj, përsëriti pothuajse të njëjtën gjë, në një konferencë shtypi ku kishte dalë për tjetër gjë.

Ndërkohë ka patur disa përpjekje për të adresuar me gjysmë zëri tek figura e Presidentit, nga politikanë dhe analistë, rolin apo profilin e interlekutorit, ndërmjetësit, njeriut që mund tu bëjë thirrje, të flasë e të ulet me palët. Duke dashur që ta paraqesin Ilir Metën, si njeriun e përshtatshëm në këto situata, që mund ti dalë si garant i besueshëm dialogut mes qeverisë dhe opozitës. Por, këto zëra më shpejt u shuan sesa ia dolën që të hapnin një debat real në lidhje me këtë temë.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, historia ka treguar se godina Nr. 1 e shtetit, ka patur Presidentë që kanë ditur të ngrihen mbi palët. Që të besohen nga palët. Që të pranohen e të dëgjohen nga palët. Dhe të arrijnë që ti mbyllin brenda, derisa i detyruan palët që të dialogonin realisht e seriozisht, derisa kanë arritur marrëveshje kompromisi në të mirë të tyre, qytetarëve dhe vendit mbi të gjitha.

Fakti që Ilir Meta nuk po e bën, tregon se edhe ai vetë e kupton atë që perceptojnë tashmë, edhe qytetarët e këtij vendi. Dialogu është një tango që kërcehet nga dy palë, duke mos hedhur njëri një hap pas, e tjetri dy hapa prapa. Me sa duket, kjo e ka ngatërruar keqazi këtë radhë situatën, duke e bërë edhe Presidentin e Republikës vetë koshient, se heshtja është vërtetë flori këtë radhë. Ndaj, duket e kotë që të ngihesh e të pyesësh qyetarët, nëse ndokush e di se ku ka “humbur”, Presidenti i Republikës së tyre këto kohë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

30 milion euro për Teatrin/ Ahmetaj: Do i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj foli ditën e sotme për ndërtimin e Teatrit të Ri. Referuar letrës së Kryebashkiakut të Tiranës për 30 milion euro...

Ahmetaj: Paga e tretë e luftës do merret brenda 15 qershorit

Ministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “News24”, sqaroi se pagën e luftës pritet që ta marrin 50 mijë qytetarë. Bëhet fjalë për ata...

3 tërmete në detin Jon

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, një tërmet me madhësi 4.2 ka tronditur detin Jon pasditen e sotme. Tërmeti është ndjerë në...

Pëllumb Pipero ngrihet në “piedestal”, fiton titullin e rëndësishëm

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka marrë një vlerësim shumë të madh për kontributin e tij të çmuar në këtë periudhë pandemie. Me propozim...

Sekuestrimi i 400 mijë dollarëve/ Zbulohet biznesmeni që do çonte paratë në Australi

400 mijë dollarët që u sekuestruan sot nga blutë e Tiranës, i përkasin biznesmenit Aleksandër Gavoçi, raporton Dosja.al. Ky biznesmen nuk është i panjohur,...
WhatsApp KONTAKTO TT