Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA njofton tërheqjen e personelit diplomatik nga Venezuela

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA njofton tërheqjen e personelit diplomatik nga Venezuela

Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërheqin këtë javë të gjithë personelin amerikan që mbetet në ambasadën e tyre në Venezuelë, si rezultat i situatës në keqësim në këtë vend të Amerikës Latine. Në janar Departamenti i Shtetit tërhoqi personelin jo të domosdoshëm, disa ditë pasi Presidenti Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin pasi Amerika njohu zotin Juan Guaido si president i përkohshëm.

Uashingtoni e bëri njoftimin për tërheqjen e personelit diplomatik, ndërkohë që Presidenti Nicolas Maduro përsëriti akuzat e tij se pas ndërprerjes së energjisë që vazhdon prej gjashtë ditësh, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq është e vështirë të konfirmohen njoftimet që dalin nga Venezuela për vrasje dhe plaçkitje, pasi nuk funksionojnë linjat e komunikimit.

Presidenti Maduro fajëson Shtetet e Bashkuara dhe opozitën për ndërprerjet e energjisë duke i akuzuar për sulm kibernetik në sistemin e një hidrocentrali.

“Strategjia makabre e këtij sulmi ndaj sistemit energjetik është që ta çojë popullin tonë në një gjendje dëshpërimi dhe që t’i ndërsyjë venezuelianët kundër njëri-tjetrit. Por kjo nuk do të ndodhë,” tha Presidenti Maduro.

Udhëheqësi i opozitës dhe president i vetëshpallur i vendit, Juan Guaido thotë se situata aktuale është shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi në qeveri.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë akuzat se kanë gisht në ndërprerjet e energjisë. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi dje Kubën dhe Rusinë për përkrahje ndaj regjimit të Presidentit Maduro.

“Regjimi i Presidentit Maduro dërgon çdo ditë 50 mijë fuçi nafte në Kubë. Kubës i duhet kjo naftë e lirë që të mbajë gjallë ekonominë e saj të dërrmuar socialiste, ndërsa zotit Maduro i duhet ekspertiza kubane për të shtypur kundërshtarët e për të mbajtur pushtetin,” tha zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit shtoi se Rusia, ashtu si Kuba, tregon mospërfillje për shtetin ligjor në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Venezuelës duke përfshirë ndër entitetet nën sanksione edhe një bankë me qendër në Moskë, që është në pronësi të përbashkët të qeverive ruse e venezueliane./ VOA

Tags: maduroSHBAVenezuela

TË LIDHURA

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

22:35 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës
Bota

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza
Bota

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Next Post
“Qeveri e barsoletave”, Basha paralajmëron Ramën: I ke ditët e numëruara

“Qeveri e barsoletave”, Basha paralajmëron Ramën: I ke ditët e numëruara

Konflikti tek “Petro Nini”, reagon Bushati: Dhuna, e vetmja armë për të fituar të drejtën

Konflikti tek “Petro Nini”, reagon Bushati: Dhuna, e vetmja armë për të fituar të drejtën

“Rama na u lut 6 muaj”, Kryemadhi: Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish

“Rama na u lut 6 muaj”, Kryemadhi: Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com