E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

“Rama na u lut 6 muaj”, Kryemadhi: Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Cërriku deklaroi se Edi Rama iu lut për 6 muaj për të bërë koalicion, por kurrë nuk mund të pranonim.

Kryemadhi ka ftuar qytetarët e Cërrikut që të bashkohen me protestën e 16 marsit kundër Edi Ramës për të rrëzuar qeverinë. Ajo tha se Shqipëria po varfërohet çdo ditë dhe po tkurret, ndërsa po pasurohet vetëm një grup njerëzish që janë të lidhur me qeverinë.

“Vendimi për djegien e mandateve nuk kishte të bënte për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne ishim në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut Edi Rama për të bërë koalicion, por kurrë nuk mund të pranonim që të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar.

Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish” tha ajo. Kryemadhi në deklaratën e saj i referohet fundit të mandatit të parë në qeverisje me PS-në nga 2013-2017, që nuk u rinovua më në zgjedhjet e para dy viteve, ku socialistët dolën vetëm dhe fituan shumicën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...