Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima është një femër ende e paidentifikuar, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit D.B.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.