E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Beteja e fundit e madhe politike e Sali Berishës

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka folur për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Myftarajt kjo është beteja e fundit e madhe politike e Sali Berishës.

Kastriot Myftaraj: Djegia e mandateve nga opozita është një betejë politike që mund ta quajmë personale dhe e fundit në jetën politike të Sali Berishës.

Ishte Berisha ai që shpalli idenë në kohën kur u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Ishte Sali Berisha që nuk nguroi ta përsëriste idenë kur duhej zbatuar.

Disa gazetarë u befasuan kur menduan se do ta kapnin Berishën mat, duke thënë se kjo është ideja juaj, ju e thatë i pari.

Por Berisha u tha: ‘Po’ nuk e mohoj, e kam thënë unë i pari.

Berisha mori përsipër betejën më të madhe politike që ka bërë opozita shqiptare me në krye PD.

Nëse Basha tentoi të bëhej lider dhe u duk sikur do bëhej lider me çadrën, dështimi i paktit me Ramën bëri që lidershipi i PD të vihet përsëri në lojë dhe tani testohet me anë të Berishës për djegien e mandateve.

Shumë beteja politike ka fituar Berisha në opozitë dhe pushtet. Sot në moshën 74-vjeçare ai gjendet në këtë betejë, të cilën e ka marrë përsipër vetë.

Çfarë kërkon Berisha me këtë betejë politike?! Të rrëzojë Ramën nga pushteti?! Nëse do t’ia arrijë kësaj dhe ta çojë vendin në zgjedhje të reja, Berisha duhet të marrë përsipër edhe udhëheqjen e partisë në zgjedhje.

Këtu lind pyetja: A do ta marrë përsipër Sali Berisha deri në fund betejën që e nisi vetë?

Nëse e merr përsipër dhe rezultati i saj do të jetë përgjegjësia e tij politike. Nëse e le në mes, njëkohësisht humbja do ti quhet po atij./Oranews.tv

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...