Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Basha po hetohet për çështjen e lobimit rus, dy letërporosi nga SHBA dhe Skocia”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Basha po hetohet për çështjen e lobimit rus, dy letërporosi nga SHBA dhe Skocia”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha në “Report Tv” se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, deputeti socialist tha se janë duke u kryer hetime në SHBA, Skoci dhe në ishujt Belize.

“Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht“, tha Balla.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori Denis Minga, se sa vende janë të përfshira në këtë hetim, Balla përgjigjet:

“Hetimi që përfshin edhe Lulzim Bashës për historinë e kompanisë guackë është një hetim që zhvillohet njëkohësisht në tre shtete të paktën, për të mos thënë edhe në Belize, vendi i një prej kompanive offshore. Një shërbim që është kryer në favor të porositësit Basha në Tiranë, kemi një kompani të hapur për këtë transkaksion “Biniata Trade” në Skoci, dhe një shërbim të kryer në SHBA. Për SHBA ky është një krim federal që hetohet nga byroja federale e hetimit,. Nuk dua të bëj komente sa kohë janë duke u bërë hetime, ne rezervohemi për të vijuar akuzat publike, kemi plot informacione”, theksoi Balla, raporton Shqiptarja.com.

Tags: dy leterporosiLobimi ruslulzim bashaSHBASkociTaulant Balla

TË LIDHURA

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe
Aktualitet

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Next Post
“Rama ka berishizuar PS-në”, ç’ndodh me zgjedhjet e qershorit sipas Bushatit

“Rama ka berishizuar PS-në”, ç’ndodh me zgjedhjet e qershorit sipas Bushatit

Gazetarja vë me ‘shpatulla pas murit’ Tahirin, ish-ministri humb toruan

I përmendi udhëtimet e babait me Habilajt, Tahiri fyen rëndë gazetarin: Injorant, kokërr idioti

Ndreu tallet me Bashën: Viagrimi i Lulit i jep zë çjerrës duke parë ëndrra me sy hapur

Ndreu tallet me Bashën: Viagrimi i Lulit i jep zë çjerrës duke parë ëndrra me sy hapur







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe
Aktualitet

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

by mirseda
12:53 | 11/03/2026
0

Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të ketë mundësinë...

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com