Pavarësisht thirrjeve për protestën që do mbahet nesër nga opozita e bashkuar, kryeministri Rama ka zgjedhur që të heshtë në këtë drejtim. Gjatë një takimi të mbajtur sot me policët, ai nuk ka komentuar protestën e opozitës nesër në orën 10:00 para Parlamentit.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së fillimit të kursit profesional për policimin e studentëve të ekselencës, Rama ka folur për reformimin e Policisë së Shtetit vitet e fundit, e cila siç tha ai, ishte e braktisur.
Ndonëse ka folur për më shumë se 20 minuta, kryeministri Rama ka shmangur tubimin e paralajmëruar nga opozita para Parlamentit.