Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

KQZ u jep mandatet deputetëve të rinj të LSI-së, kush janë 4 “tradhtarët”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KQZ u jep mandatet deputetëve të rinj të LSI-së, kush janë 4 “tradhtarët”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për dhënien e mandateve për deputetët e rinj të LSI-së, vijuesit e listës. Kjo vjen pasi opozita dogji mandatet duke kërkuar largimin e qeverisë Rama, pas skandaleve të blerjes së votës dhe akuzave për kapje të shtetit nga krimi.

Mandati i pare i është dhëne kandidatit, Edmond Rushaj, me 5 vota pro dhe asnjë kundër. Pas tij, në votë është hedhur kandidatura e Aurora Mara, e cila ka marrë mandatin e deputetes me 5 vota pro dhe asnjë kundër.

Behet fjalë për Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj, të cilët tanimë pritet të marrin disa nga vendet e lëna bosh nga LSI pas djegies së mandateve.

Zëvendësimet

Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.

Aurora Mara prej disa vitesh ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës, detyrë të cilën e ka ushtruar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në listën e kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Tiranës ishin dy persona që plotësuan formularin e dekriminalizmit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. I pari ishte Ylli Shehi, i cili u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.

Por para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet. Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Edmond Rrushaj ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së. Enver Roshi, kandidati tjetër, i cili do të marrë detyrën e deputetit nga radhët e LSI-së, ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

Nga radhët e LSI, kandidati tjetër në Tiranë, Ralf Gjoni, nuk ka nënshkruar dorëheqjen nga mandati, por as nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

Tags: 4 “tradhtarët”deputetëvejanëKQZkushLSI-sëmandatetrinj

TË LIDHURA

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Rama mbron “KAYO”: Është kompani e shtetit shqiptar
Politikë

Rama mbron “KAYO”: Është kompani e shtetit shqiptar

18:21 | 16/01/2026
Rama: TV për Kuvendin dhe kritika për “rrugaçërinë” në Parlament
Politikë

Rama: TV për Kuvendin dhe kritika për “rrugaçërinë” në Parlament

18:18 | 16/01/2026
Next Post
Një person gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë

Dyshohet se e mbyti djali, e moshuara gjendet e pajetë në Korçë

Fqinjët sekuestrojnë tonelata, ndërsa Ardi Veliu mburret për luftën kundër kanabisit

Fqinjët sekuestrojnë tonelata, ndërsa Ardi Veliu mburret për luftën kundër kanabisit

Zbardhet dëshmia e shoqes së Marvit: Biseda e fundit me të

Vrasja e Marvit për një karikues, prokuroria kërkon 87 vite burg për autorët







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

by mirseda
18:44 | 16/01/2026
0

SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në kullë “Alban Tower” një objekt në afërsi të rrugës “Myslym...

Rama mbron “KAYO”: Është kompani e shtetit shqiptar

Rama mbron “KAYO”: Është kompani e shtetit shqiptar

18:21 | 16/01/2026
Rama: TV për Kuvendin dhe kritika për “rrugaçërinë” në Parlament

Rama: TV për Kuvendin dhe kritika për “rrugaçërinë” në Parlament

18:18 | 16/01/2026
Rama propozon zvogëlimin e Parlamentit nga 140 në 100 deputetë

Rama propozon zvogëlimin e Parlamentit nga 140 në 100 deputetë

18:15 | 16/01/2026
Rama: Seanca të posaçme parlamentare për negociatat me BE, kërkohet përqendrim dhe prezencë

Rama: Seanca të posaçme parlamentare për negociatat me BE, kërkohet përqendrim dhe prezencë

18:13 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com