Pas zhvillimeve në Bllok, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor. Dy ditë më parë, Elvana Gjata publikoi këngën e saj të fundit “Tavolina e mërzisë”, një baladë e cila po vazhdon të komentohet dhe është pëlqyer nga publiku. Të gjithë fansat e saj kanë aluduar se ajo ia ka dedikuar këtë këngë ish të dashurit të saj.
Në tekst portretizohet një vajzë të thyer shpirtërisht nga dashuria. Pas publikimit të këngës, Elvana ka shprehur falenderimet ndaj krijuesit të kësaj kënge, duke i quajtur ata legjenda.
“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë 2 legjenda të Kosovës, dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim, dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje.. Thank you @darkodimitrov The best!
Të jem e sinqertë, ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë, njësoj si mua..”, shkruan ajo në një postim në Instagram.