Gjatë mesditës së sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet, duke e marrë ish ministrin të pandehur, për dy akuza.
“Trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror”.
Pas njoftimit të vendimit, Tahiri dhe avokati i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet, dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.