Pas protestës së djeshme para Parlamentit, e cila nuk kaloi pa incidente, reagon kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai ka publikuar një album me foto të ndryshme nga protesta e djeshme, të cilin e ka titulluar “26 Shkurt, Shqipëria si Europa”.
Basha shkruan se beteja e nisur për një Shqipëri si Europa është pa kthim dhe se do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie, pavarësisht se ky udhëtim është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash.
Postimi i Bashës:
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!