Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Rama burrë shteti”, Hashim Thaci: Kur unë luftoja Milosheviçin, Berisha e ndihmonte

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Rama burrë shteti”, Hashim Thaci: Kur unë luftoja Milosheviçin, Berisha e ndihmonte

Kreu i shtetit të Kosovës do të flasë për marrëveshjen e pritshme me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve, marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, por edhe shumë çështje të tjera në të dyja anët e kufirit.

Presidenti i Kosovës i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vlerësoi vizitën e Kryeministrit Rama pak vite më parë në Serbi ku i tha troç Beogradit që Kosova është e pavarur.

“Nëse Prishtina ka raporte të mira me Beogradin, edhe Tirana do t’i ketë të mira. Kurrë, pa ndodhur dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ndodhte as vizita e kryeministrit Rama në Beograd. Prandaj, cili do të ishte interesi që të mbahen ato raporte të ngrira të komunikimit mes Tiranës dhe Beogradit?

Çfarë ka humbur Shqipëria prej atij takimi, me përjashtim që botërisht, para të gjitha medieve ndërkombëtare, dhe para të gjithë opinionit botëror, Kryeministri Rama ka deklaruar shumë qartë pozicionin për pavarësinë e Kosovës, natyrisht që këtë e ka pasur edhe obligim, por me një veprim shumë civilizues dhe me një qëndrim prej një burri shteti, të munguar më parë. Nuk di kush nga Shqipëria ka folur kaq hapur në Beograd” tha ai.

Sali Berisha ka deklaruar se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë. Ish-Kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt. Thaçi e ftoi në debat televiziv, por Berisha refuzoi dhe tha se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Kreu i shtetit të Kosovës tha se kur ai e luftonte Miloshevicin, Berisha e ka ndihmuar.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike. Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri. Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera.

Nuk kam parë ndonjë zemërim në atë kohë nga z. Rama, për arsye se edhe unë isha kryeministër edhe ai ishte kryeministër. Edhe kryeministri Berisha në atë kohë ka qenë në ceremoninë e hapjes së segmentit të autostradës së Kosovës. Kështu që idetë që dalin, për mua janë shumë të mirë se ardhura. Me secilin jam i gatshëm të ulem e të diskutoj, të ballafaqojmë idetë. Unë nuk jam nga bota shpellare apo e njerëzve që thërrasin për mejdan kanunor, por për ballafaqim idesh jam i gatshëm me secilin, në secilën studio, le të zgjedhin secilin gazetar dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet që janë për t’u diskutuar, por natyrisht në fund të jetë një debat i civilizuar, jo i sulmeve, jo i etiketimeve. Unë nuk sulmoj dhe nuk etiketoj. Nuk dua të komentoj dhe nuk dua që të merrem me deklarimet individuale të askujt. Unë bashkëpunoj me secilin lider institucional. Kam pasur bashkëpunim shumë të mirë edhe me z. Berisha, edhe me z. Basha, edhe me të tjerë.

Në interesin tonë është që të kemi mirëkuptim, të kemi angazhime të përbashkëta. E theksoj që me secilin jam i gatshëm të kem ballafaqim idesh, debat. Lehtë është të etiketosh, por do të ishte në interes edhe të kulturës qytetare, politike dhe të debatit, të diskutojmë. Me secilin që ka ide kundër, unë jam i gatshëm të ulem në çdo studio televizive, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë. Le t’i zgjedhin ata studiot dhe gazetarët dhe të ballafaqohemi pastaj hapur dhe në mënyrë të kulturuar. Qytetarët e meritojnë një debat të tillë. Mund të kenë me bollëk etiketime apo që atributet e veta t’ia bartin dikujt, gjë që nuk do të ndodhë kurrë, por i ftoj për debat të gjithë, kushdo që dëshiron të diskutojë. Por të mos presë kush prej meje që do ta etiketoj. Në veçanti dëshiroj të kem debat me njerëzit që, kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ata e kanë ndihmuar Milosheviçin” tha ai. /Shqiptarja.com

Tags: Berishaburrëhashim thaciluftojMilosheviçinndihmonteramashteti

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
Përgjimet ndaj Dakos/ Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

Arrestimi/ Prokuroria “shet” Dakon: Fakti që nuk është nën hetim, nuk do të...

Lojërat e fatit/ Kërcënohet Braçe, biznesmenët shpërthejnë me mesazhe

“Po, ka pasur blerje votash”, habit Braçe: Çfarë thotë për arrestimin e Dakos

Krisja mes Ramës dhe Haradinajt, Thaçi: Ju them çfarë ndodhi në shtëpinë time

Krisja mes Ramës dhe Haradinajt, Thaçi: Ju them çfarë ndodhi në shtëpinë time







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com