Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Djegia e mandateve/ Ja ku do të shkojnë lekët e pagave të opozitës!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Djegia e mandateve/ Ja ku do të shkojnë lekët e pagave të opozitës!

Largimi i opozitës nga Parlamenti nuk do të sjellë pasoja vetëm në jetën politike në vend. Por, ndikim do të ketë edhe në xhepat e vetë deputetëve. Kjo pasi të ardhurat mujore për shumë prej tyre do të jenë zero, pasi nuk kanë të deklaruar asnjë formë tjetër sesi mund të fitojnë të ardhura. E për të tjera rroga si deputet ka përbërë të ardhurat kryesore.

Pas bërjes publike të këtij vendimi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shkroi se çdo e keqe e ka një të mirë, duke iu referuar rrogave që merrte opozita.

“Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar, kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, – ishte ky komenti i bërë nga Spiropali.

Edhe pse ende nuk dihet fati i karrigeve bosh të lëna nga opozita, një prej skenarëve më të mundshme është që të nisë zëvendësimi i deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Dhe në rast se asnjë prej tyre nuk do të pranojë mandatin, sipas Kodit Zgjedhor 43 deputetët opozitarë do të zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS. Por, kjo gjë do të sillte një situatë edhe më kaotike në vend. Ndërkohë që institucionet ende janë duke u marr me procedurat ligjore, Tirana Today pyeti qytetarët se ku duhet të shkojnë ato paga të lëna nga opozita. Të cilat për të gjithë duhet t’i marr populli, veçanërisht kategoria e pensionistëve dhe të varfrit.

“T’ia japin pensionistëve se janë gjynah. Sepse për këtë kategori nuk kujtohet asnjë lloj qeverie dhe asnjë lloj partie. Por, unë kam frikë se nuk do të ngelen bosh, do shkojnë t’i marrin të tjerët që janë tashmë në Parlament.”

“Ato lekë duhet t’i marrë populli. Janë lekë që duhet të shkojnë te kopshti, te fëmijët dhe tek ata që nuk kanë para e janë në nevojë.”

“Për çfarë e dua unë rrogën e atyre deputetëve, ata janë injorantë, gjynah si kanë shkuar në atë Parlament. Fëmijëve të shkollës edhe mësuesit i thonë që të mos bëhen si deputetë. Këtu ka arritur kultura e deputetëve shqiptarë.”

“Ato lekë duhet të shkojnë për njerëzit, për popullin e thjeshtë. Në fillim duhet të shpërndahet tek të varfrit. Pastaj nëse janë të rregulluar ato, do ishte mirë të më jepnin e mua pak.”

Ndërkohë të tjerë janë më skeptik ndaj kësaj skemë, ku sipas tyre ato para do të shkojnë në xhepat e qeverisësve.

“Edi Rama t’i marrë, atij i takojnë. Nuk i mjafton rroga e vetë se është gjynah i shkreti, fukara. Unë nuk e dua rrogën e tyre, është mëkat ajo rroga e tyre.”

“Hiç do i vjedhin vetë, do i marrin ata, ku lënë gjë. Ai i gjati do t’i marrë, nuk ngopen asnjëherë ata. Dhe pse kanë rrogat e veta, prapë do kërkojnë të marrin edhe pagat e lëna nga opozita.”/ TIRANA TODAY

Tags: deputetetdorëzimi i mandateveopozitaParlamentrrogatshkojnë

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Messi “çmendet” ndaj Sevillas, tre gola dhe një asist (Video)

Messi “çmendet” ndaj Sevillas, tre gola dhe një asist (Video)

Dosja 339/ Deklarata e fortë e Palokës: Safet Gjici ka blerë vota në Kukës

Dosja 339/ Deklarata e fortë e Palokës: Safet Gjici ka blerë vota në Kukës

“Sllovenia shtet vasal i Bashkimit Sovjetik”, gafa e pafalshme e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Sllovenia shtet vasal i Bashkimit Sovjetik”, gafa e pafalshme e Sekretarit të Jashtëm britanik







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com