Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha-Meta skenar maqedonas për të sulmuar Parlamentin, militantët përgatiten për “luftë” me policinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha-Meta skenar maqedonas për të sulmuar Parlamentin, militantët përgatiten për “luftë” me policinë

Opozita shqiptare nuk tërhiqet nga skenarët rusë për të destabilizuar vendin. Pasi dështuan me sulmin ndaj Kryeministrisë, krerët e LSI dhe të PD kanë porositur militantët që të sulmojnë godinën e Parlamentit. Ndonëse Gramoz Ruçi anuloi seancën e sotme plenare që ishte parashikuar, opozita ka vendosur që të vijojë protestën dhe të mos tërhiqet aspak nga skenari i saj.

Burime shumë të sigurta të gazetës nga PD thanë se do ndiqet e njëjta strategji si te Kryeministria. Turma do të mësyjë drejt hyrjes së Parlamentit, me qëllim që për të hyrë në sallë dhe shkatërruar gjithçka. Pra duket se do kemi një skenar maqedonas. Në Shkup një vit më parë turma sulmoi Parlamentin dhe rrahu deputetë e shkatërroi gjithçka.

Por mesazhi që kërkon të japë opozita shqiptare është se Parlamenti tani nuk është më legjitim dhe nuk duhet të funksionojë më. Nëse deputetët do ishin në sallë, plani ishte që ata të sulmoheshin fizikisht, por duke qenë se seanca është anuluar, atëherë do tentohet shkatërrimi i gjithçkaje që gjendet aty. Një tjetër detaj është se shumica e militantëve janë pajisur me maska kundërgaz.

Duke qenë se policia te Kryeministria i shmangu përmes gazit lotsjellës, PD e LSI kanë blerë me qindra maska kundërgaz dhe ata që do të qëndrojnë në frontin e protestuesve do pajisen me to, me qëllim që të mësyjnë Parlamentin. Ajo që e konfirmon këtë është dhe vetë policia. Përmes një deklarate për mediat, polica ka bërë me dije se nga shërbimet informative ka marrë informacion që militantët janë porositur që të përplasen me policinë dhe ushtarët e gardës. Duke qenë se policia nuk vepron dot sot me të njëjtin skenar si te Kryeministria, turma do tentohet të ndalet nga forcat speciale. Por militantë janë porositur që të sulmojnë forcat e rendit.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht”, thuhet në deklaratën e policisë.

Skenarët që do të ndjekë opozita

Ndryshe nga sa ndodhi para Kryeministrisë, ku kishte qytetarë dhe militantë të kategorive të ndryshme, sot para Parlamentit do të jenë persona të rrezikshëm dhe individë të flaktë të PD, sidomos besnikë të Sali Berishës. Përveç maskave kundërgaz, militantët do të sulmojnë Parlamentin dhe me flakadanë e sende të forta, por dhe me bomba molotov. Kjo do të ndodhë nga selia e PD.

Ndryshe nga Kryeministria, menaxhimi i situatës te Parlamenti nga policia është më i vështirë. Gazeta ka mësuar se do të vendoset një kordon policie nga Kalaja e Tiranës e deri te Xhamia. Po ashtu do angazhohen forcat RENEA, FNSH si dhe autobote me ujë. Ndërkohë godina u rrethua dje me tela me gjemba, për të penguar turmën. Por demokratët do përdorin selinë e tyre, pasi godina e PD është në krah të Parlamentit. Skenari është që të mësyhet në tre anë. Një grup do sulmojë nga pjesa e Pedonales, një përballë dhe tjetri nga selia e PD.

Por kjo pritet të sjellë konfrontim me policinë. Te Kryeministria turma u la të sulmojë derën, por te Parlamenti nuk do ndodhë kështu, pasi aty ka disa hyrje dhe ka dritare. Për këtë arsye policia ka paralajmëruar dje se do zbatojë ligjin për të mos lejuar mësymjen në sallë dhe ka vendosur tela me gjemba. Megjithatë kjo tregon qartë se Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi po synojnë të ndezin flakë vendin. (Burimi:gazeta SOT)

 

 

Tags: bashaBerishakuvendiprotesta

TË LIDHURA

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

18:18 | 23/08/2025
Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte
Aktualitet

Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte

17:55 | 23/08/2025
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!
Aktualitet

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

17:48 | 23/08/2025
Next Post
Protesta e opozitës, para Kuvendit edhe mediat e huaja

Protesta e opozitës, para Kuvendit edhe mediat e huaja

Maqedoni, pranga ish-kreut të kuvendit dhe dy ish-ministrave

Maqedoni, pranga ish-kreut të kuvendit dhe dy ish-ministrave

Garda dhe Policia saldojnë portën e “preferuar” nga Basha, Berisha e Grupi i PD-së

Garda dhe Policia saldojnë portën e “preferuar” nga Basha, Berisha e Grupi i PD-së

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Emine Erdogan i shkruan letër të hapur Melania Trump: “Gaza është një varrezë fëmijësh”
Bota

Emine Erdogan i shkruan letër të hapur Melania Trump: “Gaza është një varrezë fëmijësh”

by mirseda
18:26 | 23/08/2025
0

Emine Erdogan i kërkon Zonjës së Parë të SHBA-ve të bëjë apel humanitar për fëmijët palestinezë, ashtu...

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

18:18 | 23/08/2025
Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte

Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte

17:55 | 23/08/2025
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

17:48 | 23/08/2025
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model

17:39 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com