Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka reaguar pas vendimit unanim të partive opozitare për djegien e mandateve.
Fleckenstein ka deklaruar se kjo është një situatë që vijon prej 5 vitesh, ndërsa shprehet se opozita duhet të ofrojë një alternativë ndaj politikës aktuale, nëse është nevoja edhe jashtë parlamentit.
“Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e shteteve anëtare”, ka theksuar Fleckenstein.