Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vendimi i Hagës për të vëllanë, ish-deputeti Mark Frroku: Tre arsyet pse nuk e ekstraduan

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i Hagës për të vëllanë, ish-deputeti Mark Frroku: Tre arsyet pse nuk e ekstraduan

Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi me burgim të përjetshëm, është dhënë mbi arsye politike.

Në një prononcim për “Panorama”, ish-deputeti Mark Frroku ka deklaruar se vendimi për mosekstradimin e të vëllait në Shqipëri, është bërë bazuar mbi tre arsye.

“Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin mbështetur ne tre komponentë, e para, sepse atij i rrezikohet jeta nëse kthehet në Shqipëri, e dyta, lidhet me burgimin e përjetshëm që në disa vende të BE nuk ekziston, dhe e treta, gjykata ka vlerësuar se vendimi për vëllain tim është marrë nga politika”, tha Mark Frroku.

Intervista e plotë dhënë për Panorama:

Gjykata e Apelit në Hagë vendosi sot që vëllai juaj, Arben Frroku, të mos ekstradohej në Shqipëri. Cili ishte arsyetimi i Gjykatës?

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Hagës, në fakt edhe ai i shkallës së parë, ishte i mbështetur në 3 komponentë. E para lidhej me faktin se ndaj tij ishte dhënë një burgim i përjetshëm në Shqipëri, që në disa vende të Bashkimit Europian nuk ekziston. E dyta ka të bëjë me jetën e tij, që Gjykata çmon se i rrezikohet në vendin e tij dhe e tretë që është më e rëndësishme, të cilën unë e kam thënë edhe më parë dhe do vazhdoj ta them, është fakti se vendimi nga Gjykata në Tiranës është dhënë i motivuar politikisht.

Ndërkohë gjykatat e Holandës, kishin vendosur që të ekstradohej?

Po, Gjykatat e shtetit holandez kishin dhënë ekstradim. Ato kanë një tjetër sistem. Vendimi i dhënë tani është i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Hagë. Kjo gjykatë ka pezulluar të gjitha vendimet e shtetit holandez dhe ka marrë në dorë gjykimin e tij. Shkallën e parë e ka fituar dhe sot fitoi edhe shkallën e dytë që tashmë është një vendim i formës së prerë. Vendimin e shkallës së parë, që në fakt ishte i njëjtë me atë që u dha sot, e kishte apeluar prokurori.

Edhe shkalla e parë kishte dhënë të njëjtin arsyetim?

Po, po. Të njëjtë me arsyetimin që dha Apeli.

Arben Frroku është përfaqësuar atje nga ndonjë avokat i huaj?

Po është përfaqësuar nga dy avokatë holandez. Një burrë dhe një grua. Para një muaji isha vetë aty dhe mora pjesë në gjyq. Isha në sallë dhe kanë qenë prezentë të dy avokatët e Arbenit.

Pas këtij vendimi a është liruar Arben Frroku?

Jo, ende nuk është liruar.

Nëse jeni në dijeni, si procedurë, sa mund të zgjasë çështja e lirimit të tij?

Çështja e lirimit mund të zgjasë aq sa zgjat masa e arrestit. Ai ka pasur një masë arresti 30 ditë.

Ku ka qëndruar gjatë kësaj kohe?

Ka qenë në dy vende të ndryshme. Fillimisht ka qëndruar në një vend 2 vjet e 9 muaj, ndërsa së fundmi ishte në një vend tjetër, ku qëndroi 3 muaj.

Pas këtij vendimi Arben Frroku do të qëndrojë atje?

Po në Holandë i lirë.

Po familja?

Patjetër që po. Ai nuk lejohet që të hyjë vetëm në Shqipëri. Kjo është politika shqiptare. Dy orë pas ngjarjes, politika ka dalë dhe e ka bërë vrasës vëllain tim. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po tashmë e ka dhënë përgjigjen Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë.

Tags: Arben Frrokuarsyetekstraduani HagesMark Frrokuvendimi

TË LIDHURA

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

14:55 | 30/09/2025
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti
Aktualitet

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

14:35 | 30/09/2025
Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese

14:15 | 30/09/2025
Next Post
Bie në kafazin e pandave, heroizmi i rojës së sigurisë i shpëton jetën 5-vjeçares (Video)

Bie në kafazin e pandave, heroizmi i rojës së sigurisë i shpëton jetën 5-vjeçares (Video)

Shkodër/ Ngacmoi studenten, merret në pyetje efektivi. Ja dëshmia

Shkodër/ Ngacmoi studenten, merret në pyetje efektivi. Ja dëshmia

Erion Kristo rrëfen historinë: Pse gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik

Erion Kristo rrëfen historinë: Pse gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

by mirseda
14:55 | 30/09/2025
0

Një 48-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet se tentoi që të kontrabandonte pjesë...

Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

14:50 | 30/09/2025
Përndiqte gazetaren? Zbardhet dëshmia e psikiatrit Kamberi

Përndiqte gazetaren? Zbardhet dëshmia e psikiatrit Kamberi

14:48 | 30/09/2025
Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën

Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën

14:44 | 30/09/2025
Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë

Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë

14:41 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com