Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Prodhimi i patentave/Qytetarët do të njoftohen me telefon ose email

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prodhimi i patentave/Qytetarët do të njoftohen me telefon ose email

Qytetarët që pajisen për herë të parë me një leje drejtimi apo që bëjnë rinovim të asaj ekzistuese do të mund të njoftohen përmes telefonit ose email-it kur dokumenti të jetë gati.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi së fundmi se, në funksion të uljes së burokracive dhe lehtësimit të procedurave,është ndërmarrë pikërisht ky hap, por kjo do të funksionojë vetëm për ata që në mënyrë vullnetare deklarojnë numrin e telefonit apo email-in pranë zyrave rajonale të kësaj drejtorie.

“Tashmë njoftimi për prodhimin e leje drejtimit tuaj nëpërmjet telefonit ose postës elektronike!

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët të cilët aplikojnë për pajisje për herë të parë me leje drejtimi apo rinovim të saj pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse dëshirojnë me vullnetin e tyre të lirë, të depozitojnë numrin e telefonit apo adresën elektronike.

Kjo do të na ndihmojë për t’ju njoftuar në kohën më të shpejtë të mundshme për prodhimin e leje drejtimit tuaj” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Referuar kuadrit ligjor, pajisja me leje drejtimi për herë të parë bëhet pas kalimit të testit teorik dhe praktik. Një leje drejtimi ka afat të ndryshëm ku ato më tipiket AM, A1, A2, A, B1, B, BE për moshën deri në 50 vjeç kanë afat 10-vjeçar.

Rinovimi i një leje drejtimi, nga ana tjetër, kërkon që drejtuesi i mjetit të aplikojë për rinovimin në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj. Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse leje drejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

Për rinovimin e leje drejtimit, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon: dokument identifikimi, certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim, leje drejtimin, bën pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimi prej 3500 lekë, fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheqë leje drejtimin, kur konfirmon se leje drejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër që dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi. /Monitor

 

Tags: patentatqytetaret

TË LIDHURA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Politikë

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

20:36 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat
Aktualitet

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Next Post
Studentët e kalojnë natën para Kryeministrisë, një prej tyre shfaq probleme me shëndetin

Studentët e kalojnë natën para Kryeministrisë, një prej tyre shfaq probleme me shëndetin

Studentët “heronj” kalojnë natën para Kryeministrisë (foto)

Studentët "heronj" kalojnë natën para Kryeministrisë (foto)

Protestë të heshtur me libra e fletë të bardha, ende asnjë sinjal për dialog me qeverinë

Protestë të heshtur me libra e fletë të bardha, ende asnjë sinjal për dialog me qeverinë







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin
Bota

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

by mirseda
22:18 | 14/01/2026
0

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner,...

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com