Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/ I krahasoi me PD-në, ja si i përgjigjen studentët Ramës!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/ I krahasoi me PD-në, ja si i përgjigjen studentët Ramës!

Siç e paralajmëroi më parë kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim për mediat lidhur me protestën e studentëve. Në një konferencë e cila zgjati për më shumë se dy orë, Rama i bëri thirrje për dialog, duke thënë se veç në këtë mënyrë mund të zgjidhen problemet.

Por kjo deklaratë nuk gjeti mbështetje nga protestuesit,të cilët më të vendosur u shprehën për Tirana Today se nuk ka negociata pa plotësim kushtesh.

Në fjalën e tij Kryeministri i krahasoi studentët me Partinë Demokratike, duke thënë se çadra ishte i vetmi  rast, kur nuk u pranua të dialogohej me qeverinë.

“Nëse do të bëjë negociata kryeministri ynë, le të vijë këtu, tavolina është aty dhe bisedimet do i bëjmë në shesh të burrave. Ne 8 pika kemi të parashtruara, ndërkohë gjithë pikat e tjera janë shtuar nga forumet partiake veç për të na përçarë. Ato të gjitha janë të rëndësishme, por më emergjente janë ulja e tarifave dhe përmirësimi i kushteve në konvikte.”


“Vdes Rama të politizojë situatën, ai atje është duke bërë monolog dhe jo dialog. Ne e kemi disa herë që nuk ka negociata pa plotësim kërkesash. Gjitha të tjerat çfarë bën e thotë ai, janë vetëm pallavra. Boll me Partitë Demokratike, Socialiste a LSI; nuk na duhet këto.”

“Ramës bravo i qoftë që ka gjetur atë opozitë të mbaruar. Por, ne nuk jemi njësoj me ata, s’kemi lidhje fare. Kryeministri me fjalët është i mirë, di të flasë me dhe pa kunja. Por, kur të tjerët i thonë që ke 8 kushte për të plotësuar, ato nuk kanë nevojë fare për dialog. Edhe pse unë mendoj se duhet të shtohet një tjetër kusht, për sekretaret se ato janë të tmerrshme.”

“Opozita ka hallet e veta, ajo mendon vetëm për pushtet. Ndërsa ne kemi tarifa që nuk po i përballojmë dot, veçanërisht ajo tarifa shtesë e cila ishte absurde.”

Studentët thonë për Tirana Today se e vetmja gjë që duan është t’i plotësohen 8 kërkesat. Kjo pasi nëse krijojnë një përfaqësi, ata druhen se qeveria do të ushtrojë presion mbi ta.

“Kryeministri Rama le t’i bëjë mbledhjet e Parlamentit në Facebook dhe të futet e Lulëzim Basha live. Kështu do jetë më mirë për shtetin, sipas tyre. Studentët janë këtu, ai ndoshta po diskuton me njerëzit e Fressh-it, por jo me ne. Ne nuk bëjmë negociata.”

“Këto ftesat për diskutime janë skema të vjetra qeveritare. E kemi parë dhe me protestën e Teatrit dhe me banorët e Astirit. Nëse një përfaqësi e jona shkon atje është e sigurt që ose do i ushtrojnë presion, ose do t’i blejnë në mënyra të tjera.”

“Ne i kemi kërkesat tona shumë të qarta, nuk kemi çfarë të diskutojmë me z.Rama. Ne këtu do të jemi deri sa ato të plotësohen.” TIRANA TODAY

Tags: edi ramaKërkesatprotestarefuzojnëStudentët

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Rudina Hajdari: S’ka të ardhme në PD, fati i shqiptarëve në duart e studentëve

Rudina Hajdari: S’ka të ardhme në PD, fati i shqiptarëve në duart e studentëve

Propaganda e plakut nuk po manipulon dot studentët e irrituar

Propaganda e plakut nuk po manipulon dot studentët e irrituar

Ekipi i vitit/14 klube dhe 20 vende të përfaqësuara, UEFA publikon 50 kandidatët

Ekipi i vitit/14 klube dhe 20 vende të përfaqësuara, UEFA publikon 50 kandidatët







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com