gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Prezantohet reforma e re e inspektimit, Hajdari: Partneriteti me biznesin i jep fund korrupsionit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Prezantohet reforma e re e inspektimit, Hajdari: Partneriteti me biznesin i jep fund korrupsionit

Kreu i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka njoftuar finalizimin e dokumenteve standarde dhe check-listave me Inspektoratet e Bashkisë së Tiranës.

Në një takim me përfaqësues të biznesit, Inspektori i Përgjithshëm kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e bizneseve për implementimin e kësaj reforme që synon rritjen e transparencës dhe uljen e barrës ndaj bizneseve.

“Dje finalizuam check-listat me Inspektoratet e Bashkisë së Tiranës, ku zoti Jean Pierre Dalle diskutoi për rreth 3 orë check listat me kryeinspektorët e Tiranës që ishin këtu. Nis verifikimi me qëllim që të ulim barrën ndaj biznesit, domethënë që një autoritet shtetëror inspektimi dhe një autoritet lokal inspektimi të mos inspektojnë të njëjtën gjë”, tha Hajdari.

Ky i fundit, u fokusua te ndryshimet ligjore që së shpejti pritet të konkretizohet me qëllim që të ndryshohet mentaliteti i gjobitjes së bizneseve.

Po ashtu, Inspektori i Përgjithshëm tha se në fillim të vitit do të kalohen ndryshimet strukturore të inspektorateve shtetërore me qëllim që të shmangen inspektimet me objekt të përbashkët dhe të ulen shpenzimet.

Hajdari prezantoi edhe rregulloren e përpiluar nga Inspektorati Qendror të kthyer në një film me qëllim që të udhëzohen inspektorët, por edhe bizneset.

Kreu i Inspektoratit tha se do i jepet fund banditizmit të inspektimeve të paparalajmëruar dhe se do luftojë që inspektimet e programuara të zënë të paktën 75%, kundrejt inspektimeve të paprogramuara.

Daniel Trnka, përfaqësues i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim mbështeti dhe vlerësoi draftet për inspektim, ndërsa tha se çdo inspektim duhet të bazohet në metodologjinë dhe vlerësimin e riskut, pasi të dhënat tregojnë se bizneset duan të respektojnë rregullat dhe ligjet:

“Draftet janë hap i rëndësishëm për të përmirësuar fushën e inspektimeve në Shqipëri dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe në mirëqenien shoqërore. këto reforma kanë si qëllim të krijojnë transparencën në inspektime dhe do të eleminohet korrupsioni”.

Inspektori i Përgjithshëm i Administratës në Francë, Jean Pierre Dalle, i pranishëm në këtë takim, vlerësoi reformën e ndërmarrë nga Inspektorati Qendror, teksa tha se është një reformë që nuk e gjen kudo. Më tej, ai u kërkoi përfaqësuesve të bizneseve që t’ua shpjegojnë anëtarëve të tjerë dhe t’i njohin me këtë reformë të rëndësishme.

Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka u shpreh mjaft pozitiv ndaj reformës, ndërsa falënderoi veçanërisht Hajdarin për këmbënguljen e tij për ta çuar deri në fund këtë reformë të rëndësishme./ TIRANA TODAY

Tags: biznesinfundhajdariinspektimitPartneritetiprezantohetreforma

TË LIDHURA

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit
Aktualitet

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit

16:40 | 25/03/2026
Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës
Politikë

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

16:32 | 25/03/2026
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt
Aktualitet

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

16:28 | 25/03/2026
Next Post
1977/Fjalët e fundit para pushkatimit: Firmosëm çfarë na tha hetuesi

1977/Fjalët e fundit para pushkatimit: Firmosëm çfarë na tha hetuesi

“Po u hedh hi syve”, qytetarët sulmojnë Ramën: Je mjeshtër i mashtrimit

“Po u hedh hi syve”, qytetarët sulmojnë Ramën: Je mjeshtër i mashtrimit

Rama ‘ultimatum’ Ciprasit: Stop ‘Agimit të Artë’

Rama ‘ultimatum’ Ciprasit: Stop ‘Agimit të Artë’







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit
Aktualitet

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit

by mirseda
16:40 | 25/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka...

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

16:32 | 25/03/2026
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

16:28 | 25/03/2026
Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe

Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe

16:23 | 25/03/2026
Guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, inflacioni kthehet në objektiv brenda 2026

Guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, inflacioni kthehet në objektiv brenda 2026

16:21 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com