Të gjitha mediat raportuan mëngjesin e sotëm se një furgon i ngarkuar me lëndë narkotike është kapur në Qafë Thanë. Policia e Elbasanit dhe FNSH kanë gjetur në furgon sasinë e drogës, e cila ishte e fshehur në shasinë e makinës.
Ndërkohë pasdite mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në këtë trafik droge është e shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.
Furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.
Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre.
Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme. Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.