Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Vuaj nga diabeti dhe kam turp”/14-vjeçarja rrëfen historinë e saj

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
“Vuaj nga diabeti dhe kam turp”/14-vjeçarja rrëfen historinë e saj

Ka qenë vetëm 2 vjeçe, kur prindërit e Laurës zbuluan që e vogla e tyre ishte e sëmurë me diabet. E prej atëherë e deri më sot, 14-vjeçarja është rritur mes analizave të shpeshta, marrjes së insulinës  matjes së glicemisë dhe rigorozitetit në ushqime.

“Diabeti është të jesh shumë strikte me ushqimet. Në tre herë ditës duhet të shpohem dhe të dhemb pak. Sidomos kur isha e vogël, unë qaja e bërtisja kure mami më mbante. Në atë kohë mbaj mend që thosha me vete se pse duhet ta kem në këtë sëmundje, pse duhet të jem unë pikërisht ajo që duhet ta vuajë?! Ndërsa tani është pak më ndryshe. Më është bërë si refleks dhe nuk e kam më aq shumë problem sa më parë. E di që kjo sëmundje nuk do të ndahet asnjëherë nga unë. Do të jetë gjithmonë me mua.”

Laura Shpata tregon për Tirana Today se sa e rëndësishme është që sëmundja e diabetit të trajtohet seriozisht.

“Nëse nuk e bëj gjilpërën mua më rritet diabeti dhe shkon në stratosferë. Në atë moment fillojnë të më dhembin kockat, këmbët dhe sidomos koka. Nuk ndjehem aspak mirë.  Por, edhe kur të ulet. Nëse ti bën shumë gjilpërë dhe nuk ha, ose ha shumë pak duke e krahasuar me sa vija gjilpërë ke bërë; atëherë ti nuk ke fuqi të ngrihesh. Ka raste që të bien dhe të fikët apo bie në koma.”

Për Laurën më e vështirë se përballja me sëmundjen, janë fjalët që i thonë shoqëria. Kjo gjë ka bërë që të jetë më e mbyllur dhe më diskrete. Pasi edhe pse vuan nga diabeti, ajo nuk është ndryshe nga bashkëmoshatarët e vetë.

“Më shqetëson që flitet. Jo fillojnë me disa shprehje të tipit ‘ua sa gjynah që vjen’ apo më mëshirojnë. Dhe unë që i them se nuk ka arsye përse t’i vijë keq. Është thjesht një sekondë kur shpohem dhe kalon.

E di që duhet të jem kaq e turpshme, duhet të flas për këtë sëmundje. Të ngre zërin sepse është një sëmundje që kap si fëmijët ashtu edhe të rrituri. Është një sëmundje që nëse nuk i shkon nga pas, ti dhe mund të vdesësh.”

Fishat falas, por analizat e shtrenjta

Edhe pse në Shqipëri nuk ka një Regjistër Kombëtar për Diabetin, numri i të prekurve nga kjo sëmundje shtohet çdo ditë. Duke u kthyer në një ‘kërcënim’ për shqiptarët, pa dallim moshe. Teksa të rinjtë deri në moshën 18 vjeç i marrin fishat e diabetit falas, Laura rrëfen për Tirana Today se po përballet më një sëmundje të kushtueshme. Kjo pasi jo të gjitha analizat bëhen në shtet, duke i detyruar t’i drejtohen privatit. Por, kjo rëndon në xhepin e familjarëve.

“Është e vështirë kur sheh që janë kaq shumë njerëz me këtë sëmundje. Gjithmonë them me vete, të dalë një shkencëtar që të krijojë kurën për këtë sëmundje.

Jo vetëm fëmijët, por çdo person duhet ta parandalojë sapo sheh një nga shenjat e para. Duhet të shkojë menjëherë të bëjë vizitën.

Ndërkohë, shtetit i kërkoj që t’i ndihmojë më shumë fëmijët e prekur nga diabeti. Të bëjë sa më shumë aktivitete, që këto fëmijë të mos ndjehen ndryshe. Dhe të thonë me vete që jemi njësoj, jemi mirë.

Një tjetër kërkesë lidhet me analizat. Kjo pasi analizat bëhen në shtet, por shumë pak. Kjo pasi më shumë se tre prej tyre duhet t’i bësh në privat. Dhe ato janë të shtrenjta. Unë bëj një herë në gjashtë muaj vizitën, ndaj dy herë në vit shkoj në privat, paguaj lekë që të bëj ato analiza. Të cilat mund të bëhen edhe në shtet, nëse investohet.” TIRANA TODAY

Tags: diabethistorineLaurarrefenTurp!

TË LIDHURA

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut
Politikë

PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

17:03 | 29/01/2026
Next Post
“Ruaj burrin”, aktori komenton në foton e Shkëlzenit. Habit Armina me reagimin

"Ruaj burrin", aktori komenton në foton e Shkëlzenit. Habit Armina me reagimin

Zbulohet se çfarë ka në dosjen e Sigurimit për Mid’hat Frashërin

Zbulohet se çfarë ka në dosjen e Sigurimit për Mid’hat Frashërin

Rasti ‘Lleshi’/ Meta, gazetarëve: E di si funksionon procedura, në ditët në vijim…

Rasti ‘Lleshi’/ Meta, gazetarëve: E di si funksionon procedura, në ditët në vijim…







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur
Bota

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

by mirseda
18:00 | 29/01/2026
0

Stuhia Christine, e cila ka goditur Portugalinë ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 450 mijë banesa...

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

17:34 | 29/01/2026
PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

17:03 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com