Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/ Kush është “Perëndia e Rrugëve”, banda famëkeqe shqiptare po trondit Britaninë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/ Kush është “Perëndia e Rrugëve”, banda famëkeqe shqiptare po trondit Britaninë

Media e njohur britanike u ka bërë jehonë gangsterëve shqiptarë, të cilët jetojnë në Londër.

Daily Express, shkruan se gangsterët shqiptarë me seli në Londër postojnë fotografi me armë, tufa me para dhe makina të shtrenjta. Sipas saj këto “dhurata”, ata i kanë fituar nga shitja e kokainës.

Media ka sjelle rastin e anëtarëve të bandës famëkeqe të ashtuquajtur “Hellbanianz”. Ajo shkruan se anëtarët e kësaj bande bëjnë një jetë luksi edhe pse janë pas hekurave.

Banda “Hellbanianz” me bazë në Barking, në lindje të Londrës, është e njohur si një nga bandat që ka lidhje me mafien në atdheun e saj.

Kjo bandë e merr drogën drejtpërdrejt nga anëtarët e saj në Amerikën Jugore. Besohet se bandat si “Hellbanianz”, kanë nën kontroll territore ku shiten lëndë narkotike e cilësisë së lartë.

Këto banda madje e ruajnë territorin e tyre nga konkurrentët e mundshëm duke ushtruar dhunë dhe terror.

Një zëdhënëse për NCA ka thënë: “Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Britani, veçanërisht kokainës. Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet”.

Kush janë gangsterët shqiptarë?

Shumë nga anëtarët e bandës janë fëmijët e shqiptarëve që shkuan në Britani të Madhe si azilkërkues nga veriu i vendit ballkanik në fund të viteve 1990.

Duke u shfaqur si gangsterë, ata kanë postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga aktiviteti i tyre kriminal.

Hellbanianz, e cila gjithashtu bën muzikën rep shqiptare që glorifikon drogat dhe dhunën nën të njëjtin emër, ka postuar video që tregojnë armë mbi tavolina me kuti municioni, të rrethuara me para.

Motoja e saj është: “Ne jemi Perëndia e rrugëve”.

Një anëtar i grupit është fotografuar duke mbajtur një armë gjahu, të cilën e kishte postuar  në “Facebook”.

Anëtarët e burgosur të bandës kanë postuar imazhe nga qelitë ndërsa ata pinë duhan. Një anëtar i bandës, me pseudonimin Pato, mburrej në Instagram: “Burgu është bërë si shtëpi me kafene”./Përshtati: Tirana Today/

Tags: Britaninëështëkushshqiptaretrondit

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Mesila Doda zbulon arsyen e vërtetë të heqjes së “Shqiponjës”

Mesila Doda zbulon arsyen e vërtetë të heqjes së “Shqiponjës”

Olti Curri bëhet me shtëpi, Monika Kryemadhi i gatuan hasude (foto)

Olti Curri bëhet me shtëpi, Monika Kryemadhi i gatuan hasude (foto)

Sulm bërthamor/ Zbulohen dy pikat ku Rusia do godasë SHBA-në

Gati për beteja/ Ushtria evropiane përplas Trump me Putin







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com