Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë duke kundërshtuar projektin e Unazës së Madhe, që parashikon prishjen e 400 banesave.
Por, ditën e sotme, ata kanë bllokuar të dy akset rrugore, duke shkaktuar tension mes drejtuesve të automjeteve që janë penguar të kalojnë dhe banorëve të zonës.
Një nga shoferët e një automjeti tip Benz është konfrontuar fizikisht, teksa ka goditur me grusht një kameraman që ka qenë duke filmuar protestën.
Në protestë kanë marrë pjesë dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike.
“Edi Rama të na kërkojë falje për këtë projekt korruptiv që ka bërë këtu. Ne do e mbrojmë pronën me çdo kusht”, kanë bërë thirrje banorët.