Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati në ish-Bllok, reagon për herë të parë ministri Xhafaj

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Atentati në ish-Bllok, reagon për herë të parë ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me atentatin e një natë më parë të ndodhur në Bllok, ku ka paralajmëruar se javën që do të vijë do të ketë një goditje të fortë ndaj grupeve kriminale. Këtë deklaratë ai e bëri në një Konferencë me Ministerialit BE.

“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”, tha Xhafaj.

I pyetur se mabrëmë ka ndodhur një krim në kryeqytet dhe se cilat do të jenë masat që do të merren ai është shprehur se: “Besoj se përgjigja që thashë pak më lartë është e vlefshme”.

3 marreveshjet e nenshkruara gjate Ministerialit BE – Ballkan Perendimor:

I.      Plani i Përbashkët i Veprimit Kundër –Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor
Plani i Përbashkët i Veprimit Kundër –Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor nënshkruhet nga 6 Ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, zoti Dimitris Avramopoulos.
Plani synon rritjen e punës së përbashkët për luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Pesë qëllimet që detajohen në plan, sigurojnë një fokus të përbashkët dhe çojnë në rezultate konkrete për të trajtuar sfidat ekzistuese të sigurisë.
Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja synojnë të arrijnë këto 5 objektiva deri në Dhjetor 2020, përmes veprimeve të parapara në këtë plan.
Më konkretisht objektivat janë:
1. Një Kuadër i Fuqishëm për Kundërshtimin e Terrorizmit dhe Parandalimin/Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm: Vendosja Institucionale dhe Rregullimi Ligjor, Zbatimi dhe Kapaciteti Zbatues
2. Parandalimi efektiv dhe pengimi i ekstremizmit të dhunshëm
3. Shkëmbimi efektiv i informacionit dhe bashkëpunimi operacional
4. Ndërtimi i kapaciteteve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
5. Forcimi i Mbrojtjes së Qytetarëve dhe Infrastrukturës.

II. Marrëveshje Pune ndërmjet Qendrës Evropiane Monitoruese për Drogat dhe të Varësisë ndaj Drogave dhe Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë
Marrëveshja siglohet nga zëvendësministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari, Drejtori i EMCDAA, z.Alexis Goosdeel, si dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli.
Bashkëpunimi mes Qendrës Evropiane Monitoruese për Drogat dhe Varësisë ndaj Drogave – Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, synon:
a) Shkëmbimin e metodologjisë së sistemeve të mbledhjes së të dhënave dhe për të dhënat në veçanti (kërkesa dhe ulja e kërkesës, oferta dhe ulja e ofertës, aspektet ligjore dhe modelet e politikave);
b) Shkëmbimin e përvojave dhe të dhënave për substancat e reja psiko-aktive (SRP), si dhe krijimin dhe forcimi i një Sistemi të Paralajmërimit të hershëm për Drogat;
c) Shkëmbimin e eksperiencave mbi reagimet shëndetësore dhe sociale ndaj problemeve të shkaktuara nga drogat, mbi të gjitha për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, reduktimin e dëmit, integrimin social dhe kujdesin e integruar për personat që kanë varësi ndaj drogave.
d) Mbështetje për përafrimin e legjislacionit kombëtar dhe politikave shqiptare me legjislacionin dhe politikat e BE-së mbi çështjet lidhur me drogat.
Qendra Evropiane Monitoruese për Drogat dhe Varësisë ndaj Drogave  (EMCDDA) është një Agjenci e decentralizuar e Bashkimit Evropian, e ngarkuar për të dhënë informacion faktik, objektiv, të besueshëm dhe të krahasueshëm në nivel Evropian, për sa i përket drogave, varësisë nga drogat dhe pasojave të tyre.

III.  Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian “Mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, FRONTEX”.
Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, z.Fatmir Xhafaj, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, z.Dimitris Avramopoulos, si dhe Ministri Federal për Punët e Brendshme të Republikës së Austrisë, z.Herbert Kickl.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në fushën operacionale të vendit tonë me vendet e BE-së, në kuadrin e menaxhimit të kufijve dhe migracionit të paligjshëm si dhe krimin ndërkufitar.
Nga ana tjetër do t’i hapet rrugë bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit dhe rritjen e nivelit profesional të punonjësve të Policisë së Shtetit, kërkimit dhe zhvillimit të projekteve pilot.
Kjo marrëveshje do të krijojë mundësitë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore, të papërballueshme me kapacitetet njerëzore dhe teknike të vendit tonë.

Tags: atentatiBllokministrireagonXhafaj

TË LIDHURA

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë
Aktualitet

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

14:12 | 08/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.
Aktualitet

TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.

10:27 | 08/09/2025
Next Post
Pakti detar me Greqinë/ Bushatit “dorëzohet” përballë Metës, por Rama thotë fjalën e tij

Krimi në Bllok, arrestohen 2 të plagosurit. Shpallen në kërkim 3 të tjerë

Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt, deputeti i PD-së pas dëshmisë: Kam pamje të reja

Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt, deputeti i PD-së pas dëshmisë: Kam pamje të reja

Ekzekutoi personalisht 10 mijë njerëz, kush është rusi që ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes

Ekzekutoi personalisht 10 mijë njerëz, kush është rusi që ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së
Bota

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

by mirseda
14:21 | 08/09/2025
0

Kjo verë ka qenë e mbushur me thashetheme dhe aluzione nga zyrtarë të Brukselit se Ukraina dhe...

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

14:12 | 08/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025
TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.

TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.

10:27 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com