E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Krimi në Bllok, arrestohen 2 të plagosurit. Shpallen në kërkim 3 të tjerë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Përmes një njoftimi zyrtar, policia sqaron se janë vënë në pranga dy të plagosurit, Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç. Të dy këta persona ndodhen në spital jashtë rrezikut, pasi mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit brenda në lokal.

Nga të shtëna humbi jetën 28-vjeçari me iniciale F.G. Ndërsa në kërkim janë shpallur E.M. 31 vjeç, F.A. 42 vjeç dhe M.B. 41 vjeç. Mes këtyre dy grupeve pati një konflikt brenda një lokali, që më pas degjeneroi në përdorimin e armëve duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

Njoftimi 

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë;
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...