Kryeministri Edi Rama mblodhi për rreth tre orë rresht ministrat e tij në vilën qeveritare të Vlorës ku është diskutuar puna e ministrave.
I gjithë ky takim konsistonte në performancën e kabinetit qeveritar për të cilin Rama do të kryejë edhe ndryshime në qeveri.
Në këtë mbledhje është hartuar edhe plani 1-vjeçar i qeverisjes. Ndërsa Asambleja e Partisë Socialiste do të jetë organizmi që do të vendosë nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar apo jo.
Mbledhja e Asamblesë do të mbahet më 7 shtator. Në takim morën pjesë edhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi.