Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti amerikan i Sigurisë: Ballkanin e pret një fat i tmerrshëm. SHBA dhe BE të hapin sytë

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Eksperti amerikan i Sigurisë: Ballkanin e pret një fat i tmerrshëm. SHBA dhe BE të hapin sytë

Nga Luka Coffey, “Arab News”/Vitet e fundit, vëmendja e Evropës është përqendruar kryesisht në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, krizën e refugjatëve, dhe rritjen e populizmit në pjesën më të madhe të BE-së, gjë që ka tronditur themelet e projektit evropian të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa këto çështje janë të rëndësishme, përqendrimi në to, ka ardhur shpesh në dëm të oborrit të Evropës, në Ballkan.

Kjo është dritëshkurtësi, naivitet, dhe mund të jetë diçka e rrezikshme. Si një fushëbetejë e shpeshtë për perandoritë e ndryshme gjatë shekujve të kaluar, Ballkani ka shërbyer prej kohësh si peshorja e Evropës.

Vrasja e Arkidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914, shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore. Kjo çoi në dhjetëra miliona vdekje, dhe ndezi një zinxhir ngjarjesh, që na dhanë një tjetër Luftë Botërore, një Luftë të Ftohtë, një gjenocid dhe konflikte të panumërta, të vogla por vdekjeprurëse.

Edhe pse siguria në rajon është përmirësuar në mënyrë dramatike që nga vitet 1990, ndarjet sektare mbeten, dhe po përkeqësohen nga ekonomitë e ngadalta, shkalla e lartë e papunësisë dhe korrupsioni endemik politik. Profesionistët e rinj që kanë mundësi të ikin nga rajoni, e bëjnë këtë.

Thuajse 40 për qind e shtetasve shqiptarë, kosovarë ose boshnjakë, jetojnë si komunitete të diasporës në Evropën Perëndimore. Ballkani ka qenë gjithashtu një nga rrugët kryesore të transitit për refugjatët, që janë përpjekur të hyjnë në zemër të Evropës gjatë viteve të fundit, dhe kjo i shtoi ngarkesa shtesë ekonomive të brishta.

Situata sociale, ekonomike dhe politike, e bën rajonin të prekshëm ndaj ndikimit negativ të Rusisë dhe rritjes së ekstremizmit. Nëse do të lihet i pakontrolluar, rajoni mund të shndërrohet sërish në një problem për bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht për Evropën.

Gjatë viteve të fundit, Ballkani ka shërbyer si bazë pjellore për rekrutimin e ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste. Dhe kjo nuk duhet në vijë si një befasi. Papunësia e lartë, dhe ekonomitë në stanjacion, kanë shtuar presionet sociale për shumë grupime minoritare në Ballkan.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë myslimanë, të cilët ndihen të margjinalizuar nga shoqëria, dhe shohin pak shpresë për të ardhmen e tyre. Për shembull, vitet e fundit, punësimi i të rinjve në Kosovë ka qenë deri në 64 për qind. Vlerësimet e vendosin numrin e luftëtarëve nga Ballkani në Irak dhe Siri në vetëm nën 1.000.

Por numri i vërtetë, mund të jetë shumë më i lartë. Kosova ka kontribuar me shumë luftëtarë për ISIS-in se çdo vend tjetër në rajon, por shumë prej tyre kanë ardhur edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.

Tani që Shteti Islamik ka pësuar humbje të mëdha në fushën e betejës, shumë nga luftëtarët e huaj të mbetur gjallë po kthehen në shtëpi. Nëse ky kërcënim nuk trajtohet si duhet, mund të krijojë një situatë të rrezikshme për Ballkanin.

Një sfidë tjetër, është ndikimi negativ i Rusisë në Ballkan. Moska, ka luajtur një rol historik në rajon si mbrojtëse e vetëshpallur e komuniteteve sllave dhe ortodokse. Sot, ajo shfrytëzon tensionet shoqërore dhe politike në Ballkan, në një përpjekje për të çuar përpara një agjendë pro-ruse.

Moska ka një synim kryesor në rajon:Të mbajë Ballkanin jashtë komunitetit euro-atlantik, dhe në sferën e vet të ndikimit. Rusia madje është akuzuar se ka organizuar një grusht shteti të dështuar në Malin e Zi në vitin 2016, si një përpjekje e fundit për të parandaluar atë vend nga hyrja në NATO.

Serbia ka shërbyer prej kohësh si pikë mbështetje e Rusisë në Ballkan. Moska mbështeti kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, dhe vazhdon ta përdorë pavarësinë e Kosovës për të justifikuar veprimet e veta në Krime, Osetinë e Jugut dhe Abkhazi.

Rusia është gjithashtu aktive në Republikën Srpska, një nga dy njësitë nën-shtetërore brenda Bosnje Hercegovinës, që dolën nga lufta civile e atij vendi në vitet 1990.

Kreu i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka kohë që ka qenë një avokat i pavarësisë të këtij entiteti, dhe ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Kremlinin.

Nxitja e Dodik për pavarësi, mund të shkaktojë paqartësi mbi paqen dhe stabilitetin në Bosnje, pas viteve të luftës së egër në vitet 1990. Vlen të përmendet se ai tha kohët e fundit, se përfshirja e Serbisë në vdekjen e rreth 8.400 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1994 ishte “e pavërtetë”, dhe shumë nga viktimat janë “ende gjallë”. Fatmirësisht, situata nuk është e gjitha e zymtë.

Në frontin energjetik, shumë nga pengesat gjeografike dhe politike për gazsjellësin Trans-Adriatik janë tejkaluar, dhe projekti po zbatohet.  Ky gazsjellës do të shkojë nga Greqia në Itali nëpërmjet Shqipërisë, dhe do të lidhet me Korridorin Jugor të Gazit, duke sjellë gaz nga rajoni i Kaspikut në zemër të Evropës, dhe për herë të parë edhe në shumë vende të Ballkanit.

Integrimi euroatlantik, po bën përparim të mirë në rajon, pavarësisht të gjitha sfidave të lartpërmendura.  Kroacia dhe Sllovenia, janë tashmë në BE dhe NATO. Mali i Zi dhe Shqipëria, janë anëtare të NATO-s. Nëse mosmarrëveshja greko-maqedonase mbi emrin, mund të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme, Maqedonia do t’i bashkohet së shpejti NATO-s.

Anëtarësimi në institucione të tilla, ndihmon në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit, që nga ana tjetër sjell prosperitet ekonomik. Gjatë viteve 1990, bashkësia ndërkombëtare shpenzoi shumë gjak dhe para, për të stabilizuar Ballkanin. Mënyra më e mirë për të siguruar stabilitetin e rajonit, është të qëndrosh i angazhuar dhe të punosh së bashku, për të parandaluar përshkallëzimin e ndikimeve të rrezikshme.

Kryeministri britanik i ndjerë, Uinston Çërçill, thuhet se ka thënë në një rast se Ballkani prodhon më shumë histori, sesa mund të konsumojë. Ndërsa historianët debatojnë ende nëse ai e ka thënë këtë vërtet, nuk mund të mohohet se ajo është e vërtetë. Tani nuk është koha për të injoruar rajonin.

Shënim: Luke Coffey, është drejtor i Qendrës Douglas & Sarah Allison për Politikë të Jashtme në Fondacionin Heritage.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: amerikanBallkaninbeEkspertifathapinpretSHBAsigurisësytëtmerrshëm

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Next Post
Konflikti për 100 m tokë/“Dora më kullonte gjak. Policia aty, kushëriri më goditi me sëpatë” (Video)

Konflikti për 100 m tokë/“Dora më kullonte gjak. Policia aty, kushëriri më goditi me sëpatë” (Video)

Rama mbledh ministrat në Vlorë/Vendoset kur do të ketë ndryshime në qeveri

Rama mbledh ministrat në Vlorë/Vendoset kur do të ketë ndryshime në qeveri

“Po ju drogojnë! Fshini të gjitha llogaritë! Mund të jetoni pa shpifësirën “Facebook” që po shkatërron shoqërinë”

“Po ju drogojnë! Fshini të gjitha llogaritë! Mund të jetoni pa shpifësirën “Facebook” që po shkatërron shoqërinë”







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com