Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Situata ekonomike/ Gjermania kampione në suficit, SHBA në deficit

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Situata ekonomike/ Gjermania kampione në suficit, SHBA në deficit

Në parashikimet e Institutit të ekspertëve gjermanë në ekonomi, Ifo për vitin 2018, thuhet se Gjermania do të ketë për shkak të eksportit të lartë edhe sivjet një suficit vjetor prej rreth 299 miliardë Dollarë dhe kështu për herë të tretë radhazi do të jetë kampione e botës në suficit. Ekspertët nga Mynihu thonë se në vendin e dytë do të jetë Japonia me rreth 200 miliardë Dollarë suficit, ndërsa e treta Holanda me 110 miliardë Dollarë.

SHBA me deficit: “Në anën tjetër, SHBA do të jetë edhe sivjet vendi me deficitin më të lartë me rreth 420 miliardë Dollarë amerikanë”, thotë eksperti i Ifo-s, Christian Grimme. Këto të dhëna kanë shkaktuar edhe debate politike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar së fundi shumë hapur ekonominë gjermane për suficite tepër të larta në bilancin mes eksportit dhe importit, që sipas tij shkon në dëm të ekonomisë amerikane. Ky është edhe shkaku pse Trump ka kërcënuar me rritjen e doganave për industrinë e automjeteve, që përbën edhe pjesën më të madhe të eksportit të Gjermanisë.

Gjermania kritikohet nga SHBA, FMN, BE…: Kritika në adresë të Gjermanisë kanë ardhur jo vetëm nga SHBA por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian. Suficiti mesatar i disa viteve të fundit prej rreth 6% është në shtigje afatgjata i dëmshëm për stabilitetin, sepse shtohen dallimet mes vendeve dhe vendet me deficit duhet të futen gjithnjë e më shumë në borxhe. Ifo pohon se suficiti gjerman në vitin 2018 do të jetë 7,8 %, që është vetëm 0,1% më pak se në vitin 2017. Plusi më i madh shënohet në sektorin e mallrave. Vlerësohet se eksporti i Gjermanisë këtë vit do të jetë më i lartë se importi me rreth 265 miliardë Euro, thotë Grimme.

Problemet mund të shtohen në momentin kur vendet e tjera nuk janë në gjendje t’i financojnë kërkesat financiare dhe interesat bankare. Por këtë zhvillim mund ta influencojnë edhe pagesat që duhet të bëjnë në vendet tjera si dhe shërbimet, të cilat sivjet do të shënojnë një rënie të përgjithshme prej 63 miliardë Euro.

Kina bie nga treshja e madhe: Kina si kampione e botës në eksport nuk do të jetë këtë vit në mesin e tre vendeve me suficitin më të lartë ekonomik, në radhë të parë për shkak të rritjes së doganave amerikane për prodhimet kineze. “Kina është e detyruar më 2018 të importojë më shumë dhe të eksportojë më pak, ndaj edhe suficiti ka rënë”, shpjegon Grimme. “Kina ka eksportuar më shumë në Evropë sesa në SHBA.”/DW

 

Tags: deficitekonomikeGjermaniakampioneSHBAsituatasuficit

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
“Nacionalist dhe i paaftë”, Partizani i përgjigjet serbit që sulmoi trajnerin

“Nacionalist dhe i paaftë”, Partizani i përgjigjet serbit që sulmoi trajnerin

Rusët po stërvitin fëmijët serbë për luftë

Rusët po stërvitin fëmijët serbë për luftë

“Kriminelët kërkojnë ‘kokat’ e futbollistëve, ti merresh me shqiponjën paqësore”

Zviceranët nuk i duan më shqiptarët, edhe sikur të vij Ronaldo...







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com