Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Deklarata tronditëse/Gazetari i njohur: Shullazi, bosi i deputetëve të Ramës. Çyrbja si Saimir Tahiri

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklarata tronditëse/Gazetari i njohur: Shullazi, bosi i deputetëve të Ramës. Çyrbja si Saimir Tahiri

Gazetari i njohur Basir Çollaku ka rrëfyer një anë tjetër të asaj çka po ndodh me politikën në raport me krimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku e ka cilësuar Shullazin si bosin e deputetëve të Ramës. Ndërsa rastin e deputetit Jurgis Çurbja gazetari e cilëson si atë të Saimir Tahirit, duke e konsideruar si vartës të bandës së Shullazit.

Basir Çollaku:Pas Tahirit një tjetër deputet të PS e shohim më tepër si vartës të Emiljano Shullazit se sa vartës politik të Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Gjasat janë të dukshme kush urdhëron dhe kush vepron.

Përgjimet dalin dhe nuk duan shumë komente. Çështja është përse nuk janë konsideruar si provë bashkëpunimi me krimin. !!

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Jurgis Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës, e cila është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit, nga kryeregjistruesi i Durrësit aso kohë i pabërë ende deputet.

Deputeti sot, dikur drejtor, informonte për çka bënte Prokuroria ndaj Shullazit dhe të tijve. Nga ajo çka tashmë është publikuar dhe deputeti nuk i mohon përgjimet, kemi bashkëpunim krim pushtet.

Çyrbja pasi ka dalë nga seanca hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka kërkuar takim me Danin duke i thënë se : “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.” Ka vetëdeklaruar se është një nga ushtarët e Shullazit.

Ushtri më vonë e shpërblyer nga Rama që duhet të ketë llogari më të madhe me Shullazin nëpërmjet Tahirit dhe të tjerëve. Deputeti Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore ka vijuar tu shërbejë eprorëve të bandës duke gënjyer, çka lehtësisht duket se ka konsumuar së paku dëshmi të rreme, duke pohuar se i vetmi kontakt me Danin, është gjatë kohës së regjistrimit të Vollgës.

Deputeti nuk mohon përgjimin, por akuzon opozitën duke u përpjekur të nisë përpëlitjen për të vonuar llogaridhënien ndaj drejtësisë. Prokuroria për Krime të Rënda, për më tepër Donika Prela ka qenë prokurore në Durrësin e ngjarjes, duhet të dërgoj një kërkesë në Kuvend për heqje imuniteti dhe arrest të Çyrbes që del deputeti i dytë pas Tahirit vartës i organizatës.

Njëherësh duhet sqaruar perse nuk është vepruar më herët. Prokurorë apo gjykatës kanë dredhuar ligjin?!  Ndërkohë Shullazi pret në shtator kërkesën e Prokurorisë për masën e dënimit për një nga veprat që akuzohet.

Rama kështu i marr peng nga Shullazi, ushtarët e të cilit janë në Parlament, por teorikisht i emëron Rama se praktikisht i binden të arrestuarit “të fortit” dikur aq “mik” me Tahirin. Pyetja me përgjigje brenda është, sa afër dhe sa larg, sa punë i kanë mbaruar njëri-tjetrit Rama dhe Shullazi?!?!

Krimet e Renda nuk duhet të presin urdhër nga lart. Nëse presin rekomandimet nga partia në pushtet, atëherë shumë më mirë ta japin me PPP dhe PROKURORINË.

Tags: BosiCyrbjadeklaratadeputetëvegazetarinjohurRamëssaimir tahiriShullazitronditëse

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Next Post
Shehi: Jemi të uritur. Gega: Duhen përforcime, ja ku e gjeni Çanin

Shehi: Jemi të uritur. Gega: Duhen përforcime, ja ku e gjeni Çanin

Messi dhuron “show” në stërvitje, ‘tunel’ gazetarit nga 50 metra (Video)

Messi dhuron “show” në stërvitje, ‘tunel’ gazetarit nga 50 metra (Video)

Tregti droge në mes të Tiranës/Në pranga 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim (Video)

Droga s’ka të ndalur. Sekuestrohet 10 kg kanabis në Selenicë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com