Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Krismat në Dhërmi mund të ishin…”, ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Krismat në Dhërmi mund të ishin…”, ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

“Nëse do të ishte zbatuar ligji, gjasat që kjo ngjarje (që për fat nuk pati viktima) të mos ndodhte janë të qenësishme”. Kështu shkruan në një shënim të gjatë në faqen e tij ne Facebook, ish-këshilltari juridik i Ministrisë së Brendshme (në kohën e ish-ministrit Saimir Tahiri) Erlis Hereni.

Hereni, thekson se nëse do të zbatohej “Ligji për masat shtesë të sigurisë publike” i miratuar që në 2016, ngjarja mund të ishte parandaluar dhe numëron pikat e ligjit në fjalë.

Reagimi i plotë

“HAVANA Beach”, casus belli i zbatimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”!

Krismat në “HAVANA Beach” ishin shkundja e rradhës (pas tërmeteve) në këtë verë tropikale që po kalojmë, here të nxehtë si shkretëtira e herë të ftohtë si acari.

Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur ngjarje edhe më të rënda, por sepse “krismat në Havana” nuk rrezikuan thjesht dhe vetëm jetën e atyre që qëlluan aty për të festuar pushimet e shumë pritura; ato lebetitën dallëndyshet guximtare nga Evropa e më gjerë, që vijnë si turistë në Shqipërinë që ndoshta e njohin përmes filmit “Taken”.

E siç e do zakoni, sa herë ndodh diçka që i brendashkruhet sferës së sigurisë publike, gishti i përgjegjësisë drejtohet ekskluzivisht tek Policia e Shtetit, duke anashkaluar tërësisht përgjegjësinë që ka secili qytetar (pa diskutim institucion) i republikës për ta bërë këtë vend më të sigurt.

Nuk më shkon kurrësesi ndër mend të shfajësoj policinë kur nuk performon por njëherazi e kam të pamundur të bëj sehir teksa përgjegjësia që duhet të bashkëndajmë të gjithë tretet mes analizash, komentesh gjitholloge apo denoncimesh digjitale plot fantazi.

Nuk është i largët shtatori i vitit 2016, ku pas shumë takimesh e konsultash, mes shumë debatesh institucionale e politike, u miratua “Ligji për masat shtesë të sigurisë publike”. Madje, ndryshe nga sa kemi parë të ndodhë, u miratuan në kohë edhe aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Kjo do të thotë se ky ligj dhe dispozitat e tij, të marra seriozisht nga institucionet në rradhë të parë, bizneset e qytetarët më pas, mund të kishte parandaluar terrorin e përjetuar nga pushuesit e Dhërmiut.

Sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe udhëzimeve në zbatim të tij, përshkruhen masat shtesë që duhet të merren që nga agjencitë e transportit të udhëtarëve apo mallrave me rrezikshmëri të lartë, tek njësitë e këmbimit valuator, baret restorantet apo lokalet e natës, e deri tek rezidencat apo pallatet; ku për subjektet që operojnë nga ora 23:00 deri në orën 06:00 përcaktohet shprehimisht detyrimi për të vënë në zbatim këto masa:

  1. Përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
  2. Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
  3. Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);
  4. Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.

Personalisht nuk isha aty atë mbrëmje, e atë që ndodhi e pashë në njoftimet e mediave. Por kushdo që ishte e ka të lehtë të gjykojë thjesht e vetëm duke i hedhur një sy të shpejtë listës sa më sipër.

Udhëzimi që detajon këto detyrime në zbatim të ligjit mban datën 10 mars 2017. Afati që kanë patur bizneset për ti përmbushur këto detyrime në emër të sigurisë së të gjithëve ka qenë 28 dhjetori 2017.

E që prej kësaj datë neni 15 i ligjit ngarkon me përgjegjësi Policinë e Shtetit për të kryer Inspektimet e periodike për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Telajo e kësaj ngjarje flet qartë. Por se kujt i duhet tërhequr veshi ca më shumë, policisë, bizneseve, apo papërgjegjshmërisë tonë kolektive lidhur me atë çka në të vërtetë përbën arësye për shqetësim kolektiv, këtë nuk e them dot unë. A po, një gjë di ta them me siguri, nëse do të ishte zbatuar ligji, gjasat që kjo ngjarje (që për fat nuk pati viktima) të mos ndodhte janë të qenësishme.

Tags: çfarëDhermiish-keshilltariishinKrismatmundTahiritthotë

TË LIDHURA

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari
Aktualitet

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

14:32 | 14/07/2025
Shkarkime në Kukës: Largohen 14 administratorë njësish dhe 2 nënkryetarë bashkie
Aktualitet

Shkarkime në Kukës: Largohen 14 administratorë njësish dhe 2 nënkryetarë bashkie

14:10 | 14/07/2025
Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

14:08 | 14/07/2025
Next Post
Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

“Sot ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin Greqisë!”

“Sot ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin Greqisë!”

Sulmet ndaj Aleancës, NATO nxjerr “armën” sekrete

Përse NATO ka kaq shumë rëndësi?!

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari
Aktualitet

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

by mirseda
14:32 | 14/07/2025
0

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në fshatin Shëmri, si pjesë e operacionit...

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Shkarkime në Kukës: Largohen 14 administratorë njësish dhe 2 nënkryetarë bashkie

Shkarkime në Kukës: Largohen 14 administratorë njësish dhe 2 nënkryetarë bashkie

14:10 | 14/07/2025
Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

14:08 | 14/07/2025
Plagosje në Vlorë/ Një 20-vjeçare mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital

Plagosje në Vlorë/ Një 20-vjeçare mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital

13:37 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com