Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy paradokset e Ramës për negociatat

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat.

Nga njëra anë Rama dhe Bushati po e shesin verdiktin e marrë si fitore. Ata brohorasin për premtimin se negociatat do të hapen qershorin e ardhshëm.

Ata thonë me krenari se ulja në tryezën e bisedimeve ndërqeveritare do të bëhet pas 18 muajsh. Pra ky rrëfim mbështetet në tezën e një suksesi të pamohueshëm.

Por, nga ana tjetër ekziston edhe një rrëfim i dytë, ai i justifikimit të dështimit që po përpunohet me anë të mediave pro qeveritare.

Fakti se vendit tonë do t’i duhet të presë së paku edhe një vit, se mbi të rëndojnë sërish kushte që duhen ekzaminuar, se e ardhmja nuk është aspak e sigurt dhe fakti se data e premtuar mund të mos bëhet kurrë datë e ekzekutuar, e ka detyruar qeverinë të përpunojë edhe një version disi më konspirativ.

Sipas kësaj narrative, qarqe albanofobike, që përdorin standarde të dyfishta nga ato që kanë zbatuar për Serbinë dhe Malin e Zi, që nuk i duan as Shqipërinë dhe as Kosovën, sepse janë myslimanë, e penalizuan vendin tonë pa të drejtë.

Në fakt, në këtë shpjegim që po infiltrohet mediatikisht, jo të gjitha faktet janë për t’u neglizhuar. Askush nuk mund ta mohojë se insistimi negativ i Francës dhe Holandës deri minutat e fundit të Këshillit të Marrëdhënieve të Përgjithshme, nuk qe pre e halleve të politikës së tyre të brendëshme.

Askush nuk mund ta mohojë se rritja e forcave të ekstremit të djathtë dhe forcimi i tyre përpara zgjedhjeve të parlamentit evropian në verën e ardhshme, kanë qenë shqetësime parësore në vendimarrjen e Macronit dhe Mark Ruttes.

Askush nuk mund ta mohojnë se në minutat e fundit, në Luksemburg, u gjet një zgjidhje që do t’i lejonte këta udhëheqës evropianë t’i thoshin elektoratit të tyre se Shqipërinë e penguan dhe nga ana tjetër, qeveritarëve tanë të bërtisnin se negociatat u hapën.

Pra, në këtë këndvështrim, mund të thuhet me plot gojën se, vendimi për ne nuk u mor vetëm mbi performancën e qeverisë, mbi arritjet apo mëkatet e saj, por ai qe gjithashtu pjesë e një politike më të madhe që i kapërcen interesat dhe fatin e Shqipërisë

Pikërisht në këtë pikë do të duhej të niste një debat racional, i arsyeshëm dhe produktiv për verdiktin negativ që morëm nga Evropa.

Në një debat të tillë do të duhej të diskutohej se ku është sakrifikuar ëndrra jonë për lojën e politikës së brendshme të Francës apo Holandës? Se deri në ç’pikë insistimi i tyre ka qenë vendimtar?

Por më tej, do duhej të kishim pasur edhe një debat tjetër: atë se pse ne qenkëshim shndërruar në problem për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit francez dhe holandez? A kemi përgjegjësi që jemi kthyer në eksportuesin kryesor të kriminalitetit në vendin e tulipanëve?

A kemi përgjegjësi që çojmë më shumë azilkërkues në Francë se sa vendet në konflikt, si Siria apo Iraku? A jemi në gjendje ne ta shmangim imazhin e një qeverie të lidhur me drogën dhe të një kryeministri që luftën ndaj krimit e ka shndërruar në farsë.

Ky lloj bilanci, se ku na kanë rënë qafë me pa të drejtë, por mbi të gjitha dhe sidomos për këtë: se ç’duhet të rregullojmë vetë që ky dështim të mos përsëritet, do të kishte qenë terapia më e mirë pas kësaj disfate. Por, ky debat real u la krejtësisht në hije.

Sepse Edi Rama zgjodhi edhe njëherë rrugën e mashtrimit, për të bërtitur fitore. Dhe prandaj ai tani është detyruar të përdorë një strategji komunikimi paradoksale: nga njëra anë të shpallë suksesin dhe nga ana tjetër të prodhojë teori konspirative që justifikojnë dështimin. (Lapsi.al)

Tags: bedyFrancaHolandaKEMacronnegociatatparadoksetRamës

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Berisha: Shkëlzen Qordja nuk ishte vetëm në makinën VIP

Berisha: Shkëlzen Qordja nuk ishte vetëm në makinën VIP

Vetëm pas dy minutash lojë, Argjentina përmbys Francën (Video)

Vetëm pas dy minutash lojë, Argjentina përmbys Francën (Video)

Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi

Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

by mirseda
12:49 | 03/06/2025
0

Seanca e parashikuar për këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

12:39 | 03/06/2025
Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

12:09 | 03/06/2025
Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

12:06 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com