Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Plas sherri mes Rike Roçit dhe Eva Muratit: Nuk ke vetëm meshkuj shikues

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Plas sherri mes Rike Roçit dhe Eva Muratit: Nuk ke vetëm meshkuj shikues

Pak ditë më parë trajneri i Liverpool ka postuar në profilin e tij në Facebook(që është diskutuar shumë nëse është i vërtetë apo jo) të dy bukurosheve shqiptare Rike Roçit dhe Irida Oxas me simbolin e shqiponjës. Foto e realizuar në Europianin e Francës ku mori pjesë edhe Shqipëria, Klopp tregonte arsyen se përse i mungon Shqipëria në këtë botëror, pra, tifozet e Kombëtares.Me sa duket, kjo nuk i ka pëlqyer gazetares sportive Eva Murati, e cila në foton e ripostuar shkruan: “Nuk di, ta marr për kompliment apo…”. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Rike Roçit: “T’i themi shoqes E.M. të Tringut (tani e zbulova kush është), që për kompliment ta marrë atë foton time që ka postuar në “Instastory”-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë, më bëhet qejfi.”Dhe nuk ka vonuar përgjigja nga Eva pas këtij reagimi të Rikes, duke e zhvendosur kështu vëmendjen nga ndeshjet, pasi ndjekësit ndoqën hap pas hapi batutat hidh e prit mes dy vajzave të njohura, që, sipas burimeve tona, nuk njihen personalisht. Tekstit ironizues të Rikes, Eva iu përgjigj kështu: “Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me Kombëtaren tonë, shkon përtej bukurisë apo jo, të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto, nuk do guxoja, se e di që, fatkeqësisht, ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”, ka shkruar Eva, duke nënkuptuar se ajo mbi futbollistët nuk vë askënd.

Por shumë ndjekës kanë komentuar në këtë debat virtal, duke e cilësuar postimin e Evës thjesht një xhelozi femërore e shprehur hapur ndaj dy vajzave të njohura që jetojnë në Itali, Rikes dhe Iridës.Kujtojmë që tifozja kuq e zi, Rike Roci dhe mikesha e saj Irid Oxa ranë në sy të “Euro 2016”, pas fotove të tyre nga stadiumi. Të dyja shumë tërheqëse dhe me dekoltetë që binin në sy, fotot e tyre bënë xhiron e botës, brenda 24 orëve. Më pas, ato treguan se janë njohur në Milano dhe u bënë shoqe menjëherë pasi ndjenë se kishin të njëjtin shpirt aventure dhe pasione për jetën. Fotot e publikuara gjatë Kampionatit Europian ishin një rastësi, ose më mirë të themi ato iu bënë përshtypje aq shumë fotografëve, sa i fokusuan në objektivin e tyre, duke u bërë fytyrat më të pëlqyera të tifozerisë në pak orë. Kaq u desh që Rike dhe Irid të merrnin ftesa për të qenë të ftuara në shumë panele programesh sportive.

Ndërsa Eva Murati në fillim të atmosferës së emisioneve televizive për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, e ftuar në një emision televiziv hodhi kunjin e parë për koleget e saj. Në një kohë kur emisionet sportive po konkurrojnë njëri-tjetrin për të ftuarin më VIP apo më seksi, ndërsa diskutimet janë fokusuar te Botërori i Futbollit Rusi 2018, prezantuesja e njohur Eva Murati që drejton vetë një emision të tillë prej 2 vitesh, është e mendimit se veshja e prezantueseve duhet të jetë sa më etike.“Mendoj, aq sa të jetë etike për t’u parë, duke pasur parasysh që emisionet sportive, aq më tepër këto të Botërorit i sheh e gjithë familja, nuk do t’i shohë vetëm një publik mashkullor, por e ndjek e gjithë familja. Botërori është festë, Botërori është energji, është qejf, me dëshirë. Të gjithë i shohin ndeshjet, pak a shumë. Kështu që aq sa të jetë etike mendoj unë dhe aq sa ti të mund ta përballosh. Nuk mund të ta tërheqë më tepër vëmendjen dekolteja se sa ajo që ti flet. Pra, duhet ajo çfarë është e pranueshme për një publik të gjerë”, tha ajo.Për ta mbështetur mendimin e saj, Eva Murati përdori edhe një shprehje të vjetër shqiptare si dhe u bazua te fjalët e Barbara Durso, duke thënë: “Hape dekoltenë aq sa mund të japësh dhe të flasësh. Mua më duket mjaft interesante. Nëse ti ndihesh mirë, askush, të paktën vetëm pjesa më e madhe nuk do përqendrohet te hiret e tua, por do përqendrohet në atë çfarë ti flet dhe di të thuash”.

Eva Murati prezanton prej 2 vitesh Studio UEFA Champions League dhe Sport Week në platformën Tring Digital ndërsa aktualisht është moderatore edhe e emisionit kushtuar Kampionatit Botëror të Futbollit “Extra Time” në Vizion Plus dhe Tring.

Tags: Eva MuratitmeshkujplasRike Roçitsherrishikuesvetem

TË LIDHURA

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale
Kuriozitete

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

18:15 | 26/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
Next Post
Çmenduria e Liverpool, 158 milionë për yllin e Realit

Çmenduria e Liverpool, 158 milionë për yllin e Realit

Zhbllokohet ndeshja Meksikë-Kore, Gjermania detyrim fitoren (Video)

Zhbllokohet ndeshja Meksikë-Kore, Gjermania detyrim fitoren (Video)

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipërinë dhe Kosovën i pret një fat i tmerrshëm

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipërinë dhe Kosovën i pret një fat i tmerrshëm

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com