Nga Fatos Lubonja, “Der Standard”/Thirrjet që vijnë nga Tirana drejtuar samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian mbi hapjen e negociatave nuk janë një inkurajim por një poshtërim.
Pse janë një poshtërim?
Shqipëria e drejtuar nga kjo elitë politike dhe ekonomike, nuk ka bërë as progresin më të vogël përgjatë këtyre 25 viteve të fundit.
Kjo ka ardhur si pasojë e faktit se Shqipëria nuk ka zhvilluar një shtet kushtetues evropian, por ka krijuar një shtet të dështuar, ku kanë mbizotëruar oligarkët dhe krimi i organizuar. Dhe jo me pa të drejtë është cilësuar kohët e fundit si “narko-shtet”.
Po pse kemi përfunduar në një narko-shtet?!
Kjo vjen për tre arsye:
Së pari, shteti ka qenë gjithmonë i dobët, informal dhe i lidhur me krimin. Është ndërtuar një ekonomi e inkriminuar e cila si kurrë më parë ka rënë pre e ndikimit të krimit të organizuar.
Së dyti, pikërisht për këtë arsye, lidershipi politik shqiptar është shndërruar gjithnjë e më shumë në përfaqësues dhe administrator të interesave të krimit të organizuar.
Së treti, si rezultat i këtij fenomeni, numri i shqiptarëve që largohen dëshpërimisht nga vendi është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Për të adresuar këtë gjendje jo me të dhëna ireale apo pseudo- reforma, brella e BE-së është e pamjaftueshme për të nxjerrë vendin nga ky qorrsokak.
Ky është një opinion i arsyeshëm, i cili meriton të diskutohet si në Shqipëri, ashtu dhe në mesin e vendimmarrësve evropianë.
Megjithatë, propaganda e qeverisë së kryeministrit Rama e ka shtypur diskutimin real dhe të vërtetë.
Zërat kritikë kundër qeverisë, përfshi edhe ato të opozitës janë cilësuar si një pengesë për aspiratat e shqiptarëve për t’iu bashkuar Unionit.
Perspektiva mbi idenë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka luajtur gjithmonë një rol pozitiv që Shqipëria të mos rrëshqasë në realitete dramatike.
Hapja e mundshme e negociatave për të nisur procesin e anëtarësimit, i cili nuk është shoqëruar me një progres të vërtetë, e zhvlerëson gjithë perspektivën e BE-së. Aq më tepër kur kjo e fundit është zbehur shumë së fundmi.
Hapja e negociatave në kushtet aktuale do të jetë shumë e dëmshme për Shqipërinë por edhe për vetë projektin evropian në terma afatgjatë.
Njohja nga ana e Bashkimit Evropian, të një realiteti dhe progresi që nuk ekziston do të bëjë që të përfitojë më shumë elita politike, e cila është përgjegjëse direkte e këtij mizerabiliteti se sa vetë sesa populli shqiptar.
Hapja negociatave do të thotë më shumë legjitimitet për elitën politike shqiptare sesa për legjitimitetin e Bashkimit Evropian.
Kjo është e pamjaftueshme për të justifikuar faktin e kanabizimit të Shqipërisë nga ana e kryeministrit Rama, të cilin opozita e akuzuar me qindra herë, jo vetëm për shtrirjen e këtij fenomeni por edhe për pasojat tragjike që mund t’i sjellë vendit dhe raportet e tij me vendet e huaja, kryesisht perëndimore.
Përderisa është kështu, përse ambasadat e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk e ngrënë zërin?!
Hapja e negociatave do t’i japë Ramës një justifikim të madh që të mohojë apo të shmangë të gjitha kritikat që i janë bërë deri më sot.
Në këtë mënyrë, Rama do të ketë dorë të lirë që të përfitojë bashkë me oligarkët dhe krimin e organizuar në kurriz të shtetit, gjë e cila do ta çojnë vendin në pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë.
Kjo tezë mund të kundërshtohet duke thënë se hapja e negociatave, do ta bënte BE-në që përmes mekanizmave të veta ta mbante nën kontroll Shqipërinë.
Por, bazuar në ecurinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, si dhe duke iu referuar situatës aktuale në të cilën ndodhet vetë Unioni, autoriteti dhe legjitimiteti i Brukselit po bie gjithnjë e më shumë, si në pozicionin e negociatorit ashtu edhe në atë të korrektuesit.
Bashkimi Evropian ndodhet midis dy zjarreve, nga njëra anë nga është i pafuqishëm përballë zërave antievropianë dhe përballë zërave autoritarë brenda kufijve të tij.
Shembulli i Turqisë, ku përkundër hapjes së negociatave që nga viti 2002, vendi ende nuk është pranuar në Bashkimin Evropian.
Në kontekstin e procesit të Bashkimit Evropian, i cili është ekspozuar nga lëvizjet anti-evropiane, nacionalizmi dhe autoriteti i forcës, krimi mesa duket do ta udhëheqë për një kohë të gjatë Shqipërinë. Ky është një argument shtesë për një zgjidhje konkrete të projektit evropian.
Në pikëpamjen time, duhet t’i jepet një ultimatum Ramës dhe mbështetësve të tij sa nuk është vonë dhe jo të legjitimohet gjë e cila do ta bënte vendin edhe më të pasigurt.
PËRSHTATI TIRANA TODAY