Një tjetër ngjarje e rëndë është shmangur në një familje shqiptare që jetojnë në Itali. Pak pas orës 10 të mbrëmjes së djeshme, një burrë ka qëlluar disa herë me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij në dy të fëmijëve të mitur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në apartamentin ku jeton cifti shqiptar rreth 30 vjec në Viale Dante me dy fëmijë të vegjël. E gjitha sipas hetimeve të deritanishme ka ndodhur për shkak të një sherri që janë përfshirë bashkëshortët për arsimimin e fëmijëve.
Në kulmin e debatit të nxehtë, i riu rrëmbeu një thikë kuzhine dhe ka qëlluar bashkëshortin e tij përpara syve të fëmijëve që kishin mbetur të habitur.
Policia ndërhyu menjëherë dhe ka shmangur tragjedinë. Gruaja u dërgua në spital dhe burri në polici.