Aviacioni Civil ka njoftuar të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë nesër drejt Anconës më avion, apo do të kthehen në Tiranë përmes këtij aeroporti që të informohen nga kompania që kanë prerë biletën për të rejat më të fundit.
Kjo pasi, për 8 orë, Aeroporti i Anconës do të jetë në grevë.
NJOFTIMI
Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar të udhëtojnë ditën e shtunë dt 26 Maj 2018, nga dhe drejt Aeroportit të Anconës në Itali, se ditën e shtunë në Aeroportin e Anconës, do të ketë grevë nga ora 10.00 deri në 18.00.
Ditën e shtunë është parashikuar një fluturim nga Aeroporti i Ankonës me drejtim TIA, dhe anasjelltas, për këtë arsye AAC apelon ndaj pasagjerëve që të ndjekin me vëmendje njoftimet e kompanisë ajrore që kanë rezervuar biletën dhe adresën zyrtare të aeroportit, për të shmangur pritjet e gjata.
Për çdo problematikë mos hezitoni të na shkruani, stafi i AAC është i gatshëm t’ju ofrojë ndihmë.