Analisti Fatos Lubonja deklaroi sonte se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë gabuar.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lubonja thekoi se në shumë raste diplomatët kanë gabuar edhe për interesa personale, apo edhe për interesat e vendit nga vinë.
“Shit-blerjen duhet ta provojë, si provë. Mendoj se se më shumë sesa shiten apo blien, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se historia jonë që shumë herë kanë gabuar ambasadorët, edhe ata amerikane. Për shumë arsye, ndonjëherë edhe padashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre. Për shembull në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishës. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti. Apo mjafton të kujtoni Arvizun, që për interesa të SHBA, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane. Ai doli në media dhe foli për zhgënjimin e madh që mund të kishte SHBA nëse qeveria nuk e merrte këtë vendim. Ambasadorët kanë mbajtur një anë në këtë çështje. Pastaj pse janë korruptuar? Pse s’kanë besim tek opozita, këtë nuk e di. Rama ka pasur mbështetje politike. Flitet për Sorosin, për lobingje, pasi ai është i lidhur me Hillary Clinton”, tha Lubonja.