Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekstradimi i Izet Haxhias/ Klosi: Të pathënat dhe përfshirja e Berishës

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekstradimi i Izet Haxhias/ Klosi: Të pathënat dhe përfshirja e Berishës

Ekstradimi i Izet Haxhias në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjej “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-badigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare?

Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.

“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit. Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve. Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar. Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë.  Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është. Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet.”

Ndërkohë, Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së.

Klosi shton për Tirana Today se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij. Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga. Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë. Berisha është sistematik, njeri që punon fort. Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni.” Tirana Today

Tags: ekstradimiFatos KlosigjyqiIzet Haxhiasali berishavrasja e Azem Hajdarit

TË LIDHURA

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Next Post
Një tabu serbe në Kanë, një film për masakrat ndaj shqiptarëve

Një tabu serbe në Kanë, një film për masakrat ndaj shqiptarëve

Zidane e do në ekip, Perez gati të bëjë çmendurinë për Neymar

Zidane e do në ekip, Perez gati të bëjë çmendurinë për Neymar

E ndjekur nga gjakmarrja, familja shqiptare në rrezik. Besmiri kërcënohet me vdekje

E ndjekur nga gjakmarrja, familja shqiptare në rrezik. Besmiri kërcënohet me vdekje







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

by mirseda
21:14 | 01/04/2026
0

Sonte qielli do të ofrojë një pamje të veçantë për të gjithë ata që duan të shohin...

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

20:50 | 01/04/2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com