Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips deklaroi tre ditë më parë se se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre. Ai deklaroi se Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendrohet tek nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor(lajmin e plotë lexoje këtu).
Por kryeministri Rama deklaroi mbremë se këto deklarata janë broçkulla. Ndërkohë, sonte Phillips i ktheu përgjigje Ramës. Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora Neës, Phillips tha se afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE.
“Në intervistën time për Zërin e Amerikës kryeministri Rama ka interpretuar diçka që kam thënë që ishte diçka shumë pranë të vërtetës. Ajo ka të bëjë me një përgjigje jo shumë të qartë. Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me Turqinë dhe vendet e tjera perëndimore.
Le ta qartësojmë fillimisht marrëdhënien me BE me Turqinë. PE ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Junker ka deklaruar se Turqia nuk do të anëtarësohet në një kohë të shpejtë dhe Shqipëria nuk duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e sjell Shqipërinë më larg me BE. SHBA janë të shqetësuara, ka vetëm një pikëpamje. SHBA nuk kanë një mik të mirë se Shqipëria në këtë rajon. Ne duam të mbajmë këtë bashkëpunim të ngushtë e sidomos kur ka cështje shumë shqetësuese për atë që Turqia po luan si rol në Rajon duke blerë edhe raketa nga Rusia, duke mbështetur grupime të tjera në Rusi. Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë dicka që e duan BE dhe SHBA.
Do të doja se nga vinë paratë, ka shumë akuza për asete publike përfshirë telekomin dhe teknologji të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshëm për të ndërtuar një aeroport në Vlorë. Këto asete të mëdha infrastrukturore dhe te telekomunikacionit janë të konsiderueshme dhe ndoshta mund të jenë praktika korruptive dhe duhet një monitorim më i madh. Duhet të jetë një qartësim që nuk ka mënyra të jashtëligjshme dhe duhet parë që politikanët shqiptarë nuk përfitojnë nga kjo marrëdhënie me Turqinë,” deklaroi Phillips.