Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama,
“Kam marrëdhënie korrekte, por siç ka thënë edhe ai vetë, funksionoj sipas mënyrës time. Nuk jam tip i lehtë”, u shpreh Xhafaj, i cili ka treguar edhe për kontaktet me ish-ministrin Saimir Tahiri. “Kam 3-4 muaj që e kam takuar Saimir Tahirin”, tha ai.
Pjesë nga intervista
Zoti ministër, a jeni i qetë në detyrën e ministrit të Brendshëm kur siguria ushqimore është e frikshme? Si ju mban vendi?
Nuk më mban vendi. Unë madje i blej vetë ushqimet e mia. Unë nuk jam këtu për tu kujdesur për vete dhe fëmijët e mi. Unë jam këtu për tu kujdesur për detyrën në raport me të gjithë qytetarët. Nëse kam një gjë që jam shumë I mërzitur është (madje ua kam thënë edhe policisë në analiza) është siguria ushqimore. Aktualisht mund të them se ka disa çështje që kanë filluar, edhe në Tiranë. Dhe informacioni do mbetet deri këtu për shkak të sekretit. Sepse ju kam thënë drejtuesve të policisë se shumë mirë që ne mendojmë për atë 1 për qindshin që janë grupet kriminale por ne duhet të mendojmë më shumë për atë 99 për qind. Sepse policia nuk është vetëm për 1 për qind. Është edhe për 99 për qindshin. Se si jetojnë ata në çfarë sigurie. Por edhe për sigurinë ushqimore. Merak janë ushqimet që importohen. Druaj që një pjesë e tyre nuk janë të cilësisë që duhet të jenë. Dhe për këtë i kam kërkuar agjencive shumë të mirë brenda vendit, ka plot njerëz të përgjegjshëm që janë paq të shqetësuar në mos më shumë të shqetësuar. Jemi duke bërë analiza laboratorike. Presim që të marrim përgjigjet. Nëse përgjigjet dalin se kemi të bëjmë me abuzime absolutisht do ndërhyhet pa asnjë lloj hezitimi. Jam i sigurt në çdo moment të jetës sime që nuk do ketë asnjë hezitim që do goditet kushdo qoftë ai që ka abuzuar.
Zoti Xhafa kam pasur fatin të intervistojë pothuajse të gjithë ministrat e Brendshëm që nga koha e Hekuran Isait. Fundi i ministrave të Brendshëm nuk ka qenë i mirë. Deri në ‘90 u janë prerë kokat ndërsa ministrat pas vitit 1990 kanë pasur fatin e problemeve politike dhe juridike si edhe paraardhësi juaj Saimir Tahiri. Ju si e keni menduar do largoheni nga kjo detyrë?
Na e krijuat idenë e prerjes së kokave. Nuk jam i apasionuar pas historisë sidomos pas emrave të përvetshëm. Më kanë besuar nëj detyrë. Jam për të shërbyer. Kam kuptuar sa e rëndësishme është kjo detyrë. Dhe unë do ta kryej seriozitetin dhe përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë që I takon një njeriu që e do vendin e vet. Këtu mbaron. Unë vi çdo mëngjes në punën dhe iki çdo darkë vonë nga puna me të vetmin qëllim që të mos ketë ditë pa bërë një gjë,. Një gjë të mirë në punën time. Se cilat do jenë rezultate kjo mbetet për tu provuar. Një gjë është e sigurt në çdo gjë unë jo thjesht do zbatoj ligjin sepse kjo më shoqëron në çdo hap të ketë sime por këtë punë do ta kryej me shumë përkushtim. Sepse besoj se është e rëndësishme për vendin. Thjesht dua të shërben dhe asgjë më shumë.
Zoti ministër çfarë masa do merrni masa për ata policë dhe oficerë policie që arrestuan kuksianët pasmesnate, një veprim në shkelje me ligjet e shtetit shqiptar. Sot ka qarkulluar një video e bërë publike nga PD dhe jo vetëm? Për më tepër që ju jeni jurist dhe I njihni mirë ligjet.
E para nuk duhet të ngatërrojmë banorët e Kukësit me ata që kanë kryer një vepër penale. Ka një diferencë të madhe mes protestuesit dhe shkatërruesit. Në këtë rast për flasim për shkatërruesit për shkatërrime të pronës dhe njerëz që kanë ushtruar dhunë konkrete. Policia në të gjitha veprimet e saj ka respektuar ligjin. Policia ka zbatuar ligjin.
Në orën 03.50?
Policia ka respektuar kërkesat e Kodit të Procedurës Penale. Hapeni Kodin e procedurës Penale. Hapeni rregulloren?
Lejohen arrestimet natën?
Jo këtu po në të gjithë botën. Nuk lejohen kontrollet e banesave natën. Nuk ka asgjë në kundërshtim me ligjin. Veprimet e policisë I kontrollon policia dhe verimet e prokurorisë I kontrollon gjykata. Prokuroria dhe gjykata I kanë cilësuar të ligjshme veprimet e policisë për sa kohë I kanë vendosur arrest. Kanë qenë 36 persona. 23 u arrestuan dhe 13 janë në kërkim. Ata janë larguar për ti shpëtuar përballjes me drejtësinë. Ky është shtet i të drejtës nuk është shtet i partive.
Po por kur ka qenë Partia Socialiste në opozitë mund të thoni të njëjtën gjë?
Po por kanë shkuar në burg.
Ka qenë veprim i drejtë?
Patjetër. I kemi kontestuar por nuk kemi shkuar të dyert e gjykatës dhe nuk kemi kapur prej fyti policët. Unë nuk them se nuk ka pasur raste të ngjashme edhe gjatë kohës që PS ka qenë në opozitë. Por kur prokuroria dhe gjykata kanë vendosur të ndalojnë janë ndaluar, arrestuar dhe dënëuar. Kanë bërë muaj të tërë burg si opozitë për mitingje të paligjshme. Përse duhet të kemi dy standarte. Atëherë arrestoheshe për protestë të paligjshme dhe sot jo.
Si ka mundësi që gjykata konfirmoi që arerstimi i disa personave ishte bërë gjatë ditës?
Ka një kufi kohor ndërmjet momentit të identifikimit të personit dhe shoqërimit të tij. Nëse kjo do të kishte ndodhur në komisariatin e Kukësit kjo kohë mund të ishte gjysmë ore , 1 orë. Në rastimn që vjen nga Kukësi në Tiranë koha është e gjatë dhe sa janë bërë procedurat. Unë nuk e di konkretisht sa çfarë ka shkruar gjykata por nuk besoj se ka lidhje me momentin e ndalimin. Është përgjegjësi e prokurorisë që ka lëshuar urdhra.
Duket hapur që keni mbështetje nga institucionet ndërkombëtare. A e keni parë ndonjëherë veten si kryeministër?
Unë?
Po. Unë nuk e kisha parë veten ministër i Brendshëm.
Mos e bëj si zoti Majko që tha çfarë janë këto budallallëqe.
Unë nuk thashë kështu. Unë dua të them që nuk kam aspirate në politikë. E kam thënë publikisht. Nuk kam më ambicie në politikë. Ambicia ime ishte të bëja gjëra të mira me idenë që nesër kur të largohem nga politika të ndjehem mirë.
Cilat janë marërdhëniet tuaja me kryeministrin Rama?
Kam një marrëdhënie korrekte me kryeministrin Rama. Ai më ka besuar mua ministrin të Brendshëm. Unë kam marrë përsipër këtë përgjegjesi në raport me detyrimet kushtetuese. Më respekton në funksionin tim dhe më mbështet për sfidat që më ka besuar.
A keni ndonjë gjë që e ndani ndryshe me kryeministrin Rama?
Patjetër që ka gjëra sepse unë jam ministër i Brendshëm. Shpesh herë ka nevojë të diskutoj me të për informacione për krimin e organizuar me terrorizmin më duhet të informoj atë të drejtpërdrejtë dhe kam detyrë ta informoj atë.
A keni patur përpasje me kryemnistrin?
Përplasje jo. Në punë mund të ketë diskutime debate. Sic ka thënë edhe ai vetë unë i bëj gjërat në mënyrën time. Nuk jam tip dhe shumë i lehtë mbase.
Zoti Xhafa kur e keni takuar për herë të fundit Saimir Tahirin dhe a ndjeni keqardhje për pozitën e tij?
Kam përshtypjen duhet të ketë 3-4 muaj. Padyshim që nuk dëshiroj për askënd që të jetë në një pozitë të sikletshme.
Zoti Xhafa si mendoni ju a duhet të jetë sërish Erion Veliaj kandidat për një mandat të dytë?
Për mua. Po. Ai duhet të jetë sërish kandidat për ato që ka treguar në krye të bashkisë së Tiranës.