Juventus është duke fituar 2-1 në transfertën e Beneventos falë dy golave të Paulo Dybalas, i cili po tregon një fytyrë tjetër nga ajo që pamë në fushë ndaj Real Madrid. Serinë e golave e kanë hapur bardhezinjtë me një eurogol të argjentinasit, ndërsa vetëm pas pak minutash ka barazuar Diabate.
Më pas fillon të jetë protagonist sistemi VAR, ku si fillim i anulon një gol Mario Madzukic për një prekje të topit me dorë. Ndërsa në minutën e fundit arbitri duket se bëhet “pishman” për vendimin dhe sërish me anë të VAR akordon një penallti për Juventusin e shndërruar në gol nga Dybala. Për një ndërhyrje të Gjishitit ndaj Miralem Pjanic në zonë.