Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ironizoi sot nga Elbasani mosbindjen civile të thirrur nga opozita, duke thënë se nuk të çmendur se mund të ndjekë nga pas Lulzim Bashën.
Nga Elbasani ku ka zhvilluar një takim me grupet e interesit për t’u konsultuar lidhur me strategjinë kombëtare të punësimit.
Balla gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurt që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.